Gani Orana - Biografi dhe cikël poetik (Përgatiti Rajmonda Maleçka)

Gani Orana - Biografi dhe cikël poetik (Përgatiti Rajmonda Maleçka)
GANI ORANA
 
Gani Orana ka lindur në fshatin Cërrnillë të Ferizajit të Republikës Kosovë-Dardani, mësimet e para i kreu në Shkollën fillore "Halit Ibishi" të fshatit kurse ato të mesme e të larta në Ferizaj, që prej shumë viteve jeton në mërgim me familje, ku punon e vepron. Që në adoleshencë shquhej për pasionin e tij për shkrime por sidomos në skeqe humoristike, por pasi emigroj pasi kishte dashuri ndaj vendlindjes e gjeti veten në shkrime në poezi dhe proza e tregime, shkruan gjithçka që i sugjeron mendja por duke adhuruar poezinë mbi të gjitha.
Është autorë i 6 librave dhe i 7 librave si bashkëautor.
Librat e botuar janë:
- "POEZI NGA EPOKA SHQIPTARE "-
-"ECJE NDËR VITE"
- "DIELLI I DHIMBJES"
-"SYRI I BJESHKËS "
-"MOS MI PREKNI KUFIJTË " edhe libri në ardhje per botim..
- "KULLAT TONA".
Gani Orana është bashkëautor i 5 Antologjive të festivaleve "Internacionale Shqiptare" që i realizoi Shoqata Kulturore Artistike "Jehona Shqiptare " të titulluara "Antologji Poetike Shqiptare", Nr. 1, 2, 3, 4, 5, 6.!
Në Festivalin Poetik Nacional Shqiptar Antologjinë Poetike, mbarë Kombëtare e organizuar nga Shoqata Kulturore "Jehona Shqiptare" që mbajt në Tiranë me 21.03.2023 në Ditën Poezisë Ndërkombëtare-. vlerësohet me - MIRËNJOHJE VLERËSIMI -ÇMIMIN E PARË SPECIAL- dhe me -,"TROFEU ARTISTIK" - të Festivalit Poetik, edicioni 6-të 2023.
……………………………………….
 
Vargje të shkëputura prej Librit para se hyj për botim në ditët e ardhshme
"EPOKA E MBRETËRIS DARDANE"-
 
O ATDHEU IM DARDANI
 
O atdheu im i dashur Dardanisë 
Me krenari unë po shkruaj për ty!
Nga madhëngjim po shkruhet poezia.
Siç na tregoj aktefaktet nga historia !
 
Mirë e dijmë ne mbar shqiptaria....
Dardanët ishin fisi i Pellazo-Ilirisē
Kishin shtetetin e tyre me mbretëri.
E që quhej Mbretëria e Dardanisë.
 
Dardania shtrihej në kufirin asaj kohe
E quhej Gadishulli i Ilirisë qendrore...
E që sot është ,("Kosova e sotshme")!?
E pagëzuar nga ardhacakët e karpateve !?
 
Më me shtrirjen deri Nishi në Veri...
Nga Veri-Perëndimi deri Pazari i Ri..
E nga Jugu me Tropojën deri te Kukësi.
Krejt Shkupi e rrjedhjen e Bardhëdarit(Vardarit)
 
Krejt e dijnë se Kosova quhej Dardani
Me mbretin e parë Dardan Longari..!
Me kryeqendrën me emrin Demastioni 
E njohur qendra e pasur argjend e ari..!
 
Mirë e dijnë sot krejt dhe mbar bota
Emri dardani është i vjetër n'ato kohëra
Kur s'ka ekzistue emri i tashëm Europa.
Po shumë mirë ketë e dijnë dhe Roma.!
 
Mirë e dijnë krejt se shkruan historia
Prej se kur egziston kjo Dardania ...
U formua në fillim shekullit lV-(katër) 
Se kurrë nuk u nënshtrue nga Romelia..!     
 
Ishte shtet me kulturë t'zhvillueme 
Me moral të pastër e ndjenja t'kullueme. 
Dardanët kishin dhënë fjalën dhe besë 
Me trimëri me mbrojtur atëdhenë!
'
Me mbrojtur vendin ishin trima
Shumë herë u trazua nga Romelia...!
Se dardanët ishin le, me vdek për atdhe.
Në marciale, kishin mjeshtri luftarake.!
 
Hark e shtizë traditë kishin me i rue
Për ata kush që dojn me i sulmue..
Jetonin me mish dreni,,e ujë të kronit..
Ashtu edhe punën shumë e donin..!
 
Oj dardani e bukura mbi ketë Dhe!
Vendi i shtrejtur ku kamë le....
Ndër shekuj e vite qëndrove..
Kurrë tiranive s'ju nënshtrove..!
 
Ndër këto shkrepa lexhendare..
E këto fusha e bregore heroike
Sa bujare që je dhe fisnike ...
Shtrihet e jona Dardania heroike.
 
Nëpër shekuj tye të kanë atakue..
Shumë ardhacak n'tye janë zbarkue
Plagë t'mëdha e plaçkitje të shkaktuan
Që ndër shekuj ty të kanë robërue..!
 
Dardania gjithmonë trima ke pasur.
Nëpër beteja e në Loge të kuvendit.
Sa që aç larg tye ta çuan zanin...
Në katër anët ka rrëzon dielli e ndrit hëna
 
Ti prap Dardania ime e bukur je..
Aty kam lindur e je imi atdhe...
Për ty do punojmë e të lulëzosh
Që vetëm fjala e lirë le të jehojë!
 
ISHIM DIKUR 
 
Ne ishim të lumtur edhe me të paktën
Me këmbët me baltë, me bukë në dorë.
Ishim në gjendje të luanim jashtë terë ditën,
Ne gjenim ngushëllim edhe në çdo kohë! 
 
Nuk u deshtem aq shumë, po kishte bujari.
Koha na e zhvilloi më fort imagjinatën.
Por shkojshim pa frikën me shoqëri,
Këto kujtime kanë rëndësi për Ne të paktën. 
 
Ne i shkruam shumë gjatë letrave,
Po dhe përdornim numra të vjetër.
Por Ikën të gjitha kohët e fjalëve...
Po përsëri, më shumë për të kaluarën 
 
Gëzimi shpirtëror ishte i afërt
Gjithçka ishte i lidhur me natyrë.
Rregullat po thyejnë gjithçka sot,
Ende duhet Ne t'fshihemi nën një maskë. 
 
Ishim të lumtur, a do të ndodhë më?
Ato kohëra ishin besnikëri e me vlera.
Ku po shkon kjo botë e çmendur?
E çfarë do të ndodhë nesër me breza?!
 
Përgatiti për Orfeu-n Rajmonda Maleçka