Poeti Carl Scharwath (Shqipëroi Irma Kurti)

Poeti Carl Scharwath (Shqipëroi Irma Kurti)
CARL SCHARWATH
 
Carl Scharwath ka botuar poezi apo vepra arti në mbi175 revista ndërkombëtare. Ai ka botuar katër libra me poezi dhe fotografi. Është nominuar katër herë “The Best of the Net” (Poeti më i mirë online) në vitet 2022-25 si dhe dy herë për çmimin Pushcart 2023 për poezinë e tij dhe një tregim të shkurtër.
 
DRITARJA E VAJZËS SIME
 
Të ngrira në dritare
Lartësohen vegime paqësore
 
Pema depërton e qetë
Në qiellin e ndritshëm
Duke e lënë veten të vdesë
 
Një gjethe ngjyrë ari e zbehtë
Vallëzon lehtë
Në varrin e saj të kujtimeve.
 
DREMITJA E PASDITES
 
Dremitje depresive
Heshtja derdhet në çati
Dhe yjet në një kaleidoskop
Bien me shpejtësi
 
Ato dialogojnë me mua
Nga një tjetër dimension
Si një siluetë
Që pezull në ajër qëndron
 
Një poetikë metafizike
Sfera e yjeve
Kaq e bukur
Sa më duhet të mbyll sytë
 
Është koha për ta çliruar veten
Nga robëritë e mendimit
Mbi zhdukjen
E njeriut modern.
 
Përktheu nga anglishtja: IRMA KURTI