U LODH E LUMTURUAR SARANDA IME
Vonë është
Në part akoma Saranda ime
Si e dalldisur vallëzon
Mes përshndritjesh vezulluese magjike
Me valsin lumturepshuar
Me princin e Kaltër Jon
Vonë është
U lodh e lumtur Saranda ime
Qepallat i janë rënduar
Vesh robëshandrin rozë të ylbërizuar
Mbi dyshekun e kaltër të detit shtrihet
Me valët nanuritëse përqafuar
Vonë është
Një sy gjumi do të marrë Saranda ime
Në krevatin kaltërosh me drita
U tha peshkatarëve ta zgjojnë herët
Dhe kafen t'ia sjellin pulëbardhat
Sa të gjilpërizojë dita
PUTHJA..
Dashuria, puthjen dërgoi si krushk të parë
Vendtakimin e lanë te buzët e kuqe,vesëlarë
Erdhen krushq edhe hëna me yjet, rreth saj
Si retë u elekktrizuan dhe shkuan në parajsë
Dashuria , puthjen dërgoi si krushk të parë
Symbyllur e dhanë pelqimin,me etje të marrë
Erdhen krushq engjejt, si kalorës nepër natë
Si dasmorë i përcollën për në qiellin e shtatë
NË KOMA ULLIRI IM
Eh,në koma akoma përpilitet ky ulliri im
Me rënkime të thella edhe malin pikëllon
I vjen keq shiut e shkon dhe ia lan plagët
Si motra e Gjergj trimit,buzët ia freskon.
Më dhembje e shoh,plagët mos ia lëndoj
Mes kllapisë duke rënkuar seç më thotë
Ndofta më kujton gjyshin e amanetin e tij
I turpëruar i them-Luftova, s’ munda dot
Nën hijen e tij uleshim unë e gjyshi im
Sa herë binte fjala për Krishtin e Mirësitë
Ai me gisht më tregonte ullirin e bëkuar
-Lotët e tij i bëri vaj, për kandilin për dritë
Me dhembje e shoh , plagët mos ia lëndoj
Po Krishti u ringjall fitimtar befas një natë
Ah, edhe ky ulliri im, amaneti i gjyshit tim
Do të ringjallet, i bukur, me të fismin shtat