Gordana Andonovska - DASHURI E PABESË (Maqedoni)

Gordana Andonovska - DASHURI E PABESË (Maqedoni)
Gordana Andonovska është poete dhe piktore. Ajo jeton dhe punon në vendlindjen e saj Kumanovë, Republika e Maqedonisë.
 
DASHURI E PABESË
 
Duke udhëtuar
në krahët e dashurisë fallco
 isha përgjatë shtigjeve
të pakuptimësisë së ndjenjave.
 
Vetëm fjalë lavdërimi
brenda vetes kisha
Me shpirtin e përkushtuar,
e cila kishte mall
për pak përkëdhelje dhe dashuri.
 
Në mizorinë e përditshmërisë
ti ishe e imja ëndërr e paarritshme.
Si ndër duar sekretet motrat e tua ishin.
 
Në fund, e papërfunduar mbeti
historia e dashurisë.
Këngët e trishta të shpirtit tim.
 
Çdo mendim vetëm për ty kisha
të dashurova në ëndërr
Zotit me ligjërim iu luta
që dashurinë tonë ta kurorëzonte
të zbukuruar me gënjeshtrën
lulen e pabesisë...
 
Ti ike...
por vorbulla e fatit akoma këtu rri...
Ajo që le pas si kokrriza pluhuri
mbetjet e vetme të së shkuarës...
 
Dhe një fjalë që shpirtin ma mbush...
Pas teje...
dashuri e rremë...
 
Përktheu: Angela Kosta shkrimtare, poete dhe Zv. Kryeredaktore në Gazetën Albania Press.