OLTA BOJAJ
Olta Bojaj, lindi më 28 tetor 2008 në Prishtinë. Në vendlindje mori edhe mësimet e para në ShFMU “Faik Konica”. Që e vogël ajo dinte të shkruante bukur dhe kishte një dëshirë të madhe që të bëhej shkrimtare. E inspiruar nga gjyshi i saj, poet Hysen Grajçevci, 1953-2024 , Olta shkroi poezinë e saj të parë “Pranvera” më 21 mars 2017. Përveç artit në letërsise, Olta ka pasion edhe artin figurativ e punëdoren.
Muza ime
Mezi e lëviz dorën t’i shkuj dy-tre fjalë, o Agë
A do të m’i dëgjosh ndonjëherë poezitë e mia?
A do ta kem aftësinë të shkruaj tjetër?
A do të më shkoj mendja tek ti sa herë përmendet fjala “poezi”?
Si thua!? Më jep një përgjigje!?
Si ike e më le kështu!?
Nga ta di unë se poezia ime të pëlqen ty?
A është kjo poezi a letër që shkrova me lot në sy?
Me zemër të thyer e tepër e tronditur
Në momente kur dhimbja me djeg
E thahet shpirti si eshka ne degë
Oh sa doja ta dëgjoja nga Ty po ku të gjej
O agë ,si ta hedh hapin në oborr kur ti s‘je aty
Te ka mbeteur vetëm hija e të kam nder sy
„Për hatër te nanës do thoshe Ti
E atë do bëj se e dua e kam perendi
Si të dëgjoj „likee“edhe njëherë?
Po zërin tënd që oshëtinte shtëpinë
S‘do të shoh më ,as s‘do të dëgjoj
Por të premtoj se kurrë nuk do të harroj
Do t’ju thosha mos qani, fshini ata lot
Por vetë Agushi tha “heshtja dhimbjen s’e fsheh dot”.
Secilin kujtim do ta mbaj pranë të frymëzohem
“Çdo poet ka muzën e vet”
Unë ty, o Agush të pata e do të kem Muzë për Jetë
U prefsh në paqe, o Agë! Shko tek të parët, mikeshat e miqtë tu, tek nëna e ati që ua zdrite fytyrën!
Tani radha jonë të ta zdrisim ne ty!