Peshwa Kakayi poezi në gjuhën shqipe (Përktheu Angela Kosta)

Peshwa Kakayi poezi në gjuhën shqipe (Përktheu Angela Kosta)
VARGJET E POETIT PESHWA KAKAYI NË GJUHËN SHQIPE
 
Poeti Peshwa Kakayi ka lindur më 19 prill 1984 në rajonin Qaladze, Kurdistan të Irakut. Ai është diplomuar në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit të Sulejmanias. Peshwa shkruan në shumë revista letrare në Kurdistan. Deri tani ka botuar 8 libra me poezi.
 
Veprat e publikuara:
- Mbetja e frymëmarrjeve (Përmbledhje me poezi - 2008)
- Unë jam rojtari i luleve (poezi - 2011)
- Kopshti - Dashuria jote (Poezi - 2015)
- Nga shtëpia e tezes Khunche, shkova tek dhëndri Saeed (Prozë - 2017)
- Letër amerikane me shijen e poezisë (roman dhe poezi - 2018)
- Afrika dhe toka me shijen e poezisë (poezi, proza - 2018)
- Kozmologjia (Poezi - 2019)
- Rindërtimi i dritës në kthimin e Zoroastrian Ahmed Mala (Meditim - 2020)
- Rruga e pavdekshme (Libër me poezi - 2021)
 
BIRI I NATYRËS DUA TË JEM
 
Biri i natyrës dua të jem
Për plagë të thella, as tek mjeku im nuk shkoj
Ky mjek
I vendosur në botën e jashtme të botëkuptimit tim
Të cilin duhet ta respektoj.
Ndaj duhet të largohem prej tij 
E të kërkoj shpirtin tim.
Dua të lartësohem njësoj si një pemë, por për hije
Ashtu si rrënja ngul vetveten brenda tokës
Për avullimin e erës së tokës përreth
Nuk funksionon mjegulla në mal me melodinë "Shimshal",
nuk duhet të përzihet midis reve.
Cili është përfitimi i flladit? 
Nëse ai trishtueshëm vallëzon brenda syve të mi
Mos i lini gjethet nga dehja në rrugën e lumenjve.
Por flladi, është një instrument muzikor tradicional
Zoti me fjalët tona lodron
Dhe i vendos në një linjë muzikore.
Flladi lind nga një përshpëritje ajri
Në vend të përthithjes, 
Ai me zhurmën ështe i zënë
Ndaj drejt tokës vrapon
Vaet me thonj për dashurinë e reve.
Para se të lindnim, me çiftëzimin ish i zënë
Tre gjëra solli në botë: borën, breshërin dhe shiun
Shiun nën ombrellën aq të butë
Gurit i pëlqente të shkrihej nën të.
Derisa njeriu erdhi në botë
Prej tij mësoi dhe shmangu mizorinë.
Kur pa breshrin,
Ai u ndie më larg shpirtit 
Por bora, me gjithë atë butësi
Nuk mundi të qetësonte budallallëpsjen tonë
Unë dua të jem biri i natyrës.
Kur isha i verbër, një pikë shiu m'u fut në sy
Kur u plagosa, plagët e mia mbështolla me gjethe.
Kur dora ime u thye, 
Teksa po shartoja një degë druri
Në mënyrë që shkrimi im të mbesë i ripërtëritshëm.
Kur të më bien flokët, 
Nenexhik mbillni në kokën time
Kështu që në vend të djersës, 
Aroma e mirë do të përhapet 
Kur të shurdhohem, në det më çoni 
Dy guaska m'i vendosni në vesh 
Kështu të paktën valët do të lëvizin tek unë.
E kështu unë do të jem biri i natyrës.
Kur borziloku kthehet në fisin e nenexhikut
"Mentha pulegium", 
Të cilën askush nuk e ha të freskët,
Kur të mpaket, lartësia e saj s'do të rritet 
Do ta thajë të njëjtën ‘Mentha pulegium’ e vjetër
Pra ejani të jemi e vetmja natyrë 
Paqen ta përhapim!
 
*Shimshal është instrument muzikor kulturor kurd i cili i përket llojt të flautit.

Përktheu Angela Kosta Akademike, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese