Iuliana Pasca (shqipëroi Irma Kurti)

Iuliana Pasca (shqipëroi Irma Kurti)
ILUZIONE
 
Prapa skenave të një teatri të madh
një univers i ftohtë
i ka ngrirë disenjatorët
me indiferencën e perëndisë
 
në natën pa limit
kaosi shterpë mbizotëron
mbi ndjenjat e fundit
që varen nga telat e një kukulle
si thekë akulli të brishtë
 
përmes duarve me nyjë
sytë ëndërrimtarë
shpresën shohin nga larg.

Përktheu nga anglishtja: IRMA KURTI