ËNDRRA MA SHPRUSHI MALLIN
Mjaltimi i fjalës n’gushë m’u thye
As kafen e mëngjesit se pimë
Nga klithmat e rënda të natës
Që vërshuar ishte si ujë lumi.
Me qiri mbi libër, kujtuam
Tregimin e moçëm të gjyshit
kalanë Rozafa, lumin Buna
Gjirin e bardh t’nuses mitike.
E bukura e motit, flokëgjatë
Me këmishë gjysmë të hapur
Nga erëmali si valë detit vije
E shprushur në dritën e hënës.
Mblodha kujtime t’thyera t’motit
Në fushat e gjelbërta me lulëkuqe
Këngës ja thoja me lot thyer n’gushë
Sa vite të ikura, motit ia dhashë.
Të gjitha në një letër i shkrova
Puthjet as pak nuk i harrova
I dehur udhëve të gjata vrapoja
Për baltën time zbathur ku lozja.
Gjithçka e mjaltume e hidhur u bë
Kujtoja gjirin e bardh, kalanë Rozafa
T’ moçmen kullë, selishtën e gjatë
Plisin e bardhë, të gjyshit plak.
Gjithçka e hidhur mbretëronte
Trembur nga ëndrra u zgjova
Doja të isha në baltën time
Aty të derdh lot kujtimesh!
Mjaltimi m’rri i hidhur n’buzë
I humbur digjem n’dhe të huaj
vetëm ëndrrat ma shprushin mallin!