MUSTAFA GÖKÇEK – TURQI
Mustafa Gökçek është autor, poet, dramaturg dhe instruktor-regjisor teatri. Studimet e larta i përfundoi në Ankara, në DTCF. Veprimtaria e tij letrare, filloi me krijime poezish në moshën 12 vjeçare, madje iu dha vërejtje, masë e rreptë shkollore në moshën 10 vjeç sepse shkruante vargje në muret e shkollës. Në moshën 16 vjeçare botoi tregimin e tij të parë, e më pas vijuan krijimet e tij të shumta në gazeta dhe revista të ndryshme:
ESE:
- "Ese - 1 (dy edicione - 1973 - 1985)
- "Ese - 2 (Nga dhimbja e jetës... - 1991)
- "Ese- 3 (Fjalë të lira...) (1993 - Shtëpia Botuese Çağrı)
ROMANE:
- "Kazancı" ( 1999 - Yom)
- "Katığı e Hunchback" (1989 - Shtëpia Botuese Universitare)
- "Bota e çmendur" (1980 - Shtëpia Botuese e Universitetit)
- "The Apprentice" (1995 - Yom)
- "The Bus" (2000)
- "Murtaza" (1999)
- "The Season Outside is Spring" (3 Edizione - 1989 – Cem)
- "The Last Stirrings – Youth Novel" (2001)
- "Një thirrje falas – Vëllimi 1" (2002)
- "Një thirrje falas – Vëllimi 2" (2003)
- "Trishtimi i madh" (2016 – Messenger, Libraria Doğu)
- "Deti i palltove" (2021 – Messenger, Libraria Doğu)
- "Në ditët e Corona Times" (2021- Ulak, Libraria Doğu)
TREGIME:
- "Realitetet, 11 tregime" (1979 – Universiteti)
- "Dielli në horizont, 10 tregime" (Universiteti)
- "Hija ime ra në ujë" (1996 – Shtëpia Botuese Leyal / Gazeta Hürriyet Sedat Simavi Foundation Story Award)
- "Goodwill (Haldun Taner Story Award)" (2000)
- "Pusula (Botuar në Francë)" (2001)
SKENARE TEATRI:
- "Mektephane, dy akte (Teatri Eksperimental)" (Vënë në skenë dhe botuar nga Universiteti / 2000)
- "Which World, - musical, 7 akte/2 skenografi (Bodrum Municipality Special Award)" (botuar 1996) (DT. Vënë në skenë nga Bashkia e Stagegut)
- "Pavement Engineer – 5 Skena dhe 1 akt" (Published 1996 - University Staged)
- "I Can't Hear You, 2 akte / 5 skena (E.U. Faculty of Communication Special Award) (Published, University 1997)
- "My Heart is Blooding / 2 Akte – 1 skenë" (1997- Staged)
- "Aydınlık Eylem / 2 Akte - 1 Skenë" (2000 - botuar dhe vënë në skenë nga Universiteti)
- "Kurban / 1 Akt" (Botuar 2001 / DT. Vënë në skenë)
- "Özürlü Özgür / 1 Akt" (2002)
- "Bir Yudum / 1 Akt" (2003)
RECENSIONE:
- "Gıcık Mı, Tıdık mı (Komedi)" (1998)
- "Aydının Omleti" (1999)
SKENARE FILMASH:
- "Qëndro këtu, mos shko" (2000)
- "Tokat e largëta..." (2001)
- "Unë jam këtu" (2003)
- Loja "Pavement Engineer" e filmua me seri. (2004)
Gjithashtu Mustafa ka shkruar mbi 95 artikuj shkencorë, ndërsa përsa i përket botimeve, ka mbi 50 vepra. Disa nga poezitë dhe librat e autorit janë botuar edhe në: Azerbajxhan, Bullgari, Hollandë, Angli dhe Rusi. Një nga tregimet e tij u botua edhe në Francë dhe ai i nënshkroi këto vepra edhe në Rusi. Mustafa është vlerësuar me çmim prestigjoz nga Fondacioni Sedat Simavi i Turqisë dhe çmimin e tregimit Haldun Taner; ka marrë medalje për një nga tregimet e tij "Puslu Ayna" në Francë dhe një çmim nga Universiteti i Ankarasë. Autori ka një tjetër roman i cili titullohet: "Deti i mbingarkuar" në botim e sipër. Aktualisht (për shkak të rrjedhës së jetës së përjetuar gjatë ditëve Covid-19), po përgatit romanin me titull: "Kohët në ditët e Koronës" dhe një roman tjetër historik. Përveç kësaj, në nder të tij, është hapur një Dhomë - Muze Kujtimi dhe Studimi, në Qendrën Rinore Seferihisar-Ürkmez; po ashtu, në emër të tij është hapur edhe një Bibliotekë.
Disa nga poezitë e autorit Mustafa, janë përkthyer në anglisht dhe spanjisht dhe janë interpretuar kanalet e radiove meksikane. Mustafa ka bashkëpunuar në: Meksikë, Rusi, Kore, Greqi, Amerikë, Japoni, Azerbajxhan, Uzbekistan, Kazakistan, Tatarstan, Angli, Sarajevë, Shqipëri, Kroaci, Bangladesh, Greqi dhe në shumë vende të tjera.
Është anëtar i TYS (Unioni i Shkrimtarëve Turq), PEN (Unioni Ndërkombëtar i Shkrimtarëve), TÜRKGEB (Themelues i Unionit Turk të Shkrimtarëve të Rinj), İZMES (Themelues-President i İzmir Literature-Art Group), TÜRKYES (Themelues, President Nderi i Türkiye Yayın, Letërsi, Art), İZSES (Themelues i İzmir Art, Literature Talks) dhe International Activist Artists Union, dhe aktualisht vazhdon të shkruajë në portalin haberhürriyeti.com dhe gazetën "Haber Hürriyeti".
QIELLI I SHNDRITSHËM
Qielli i shndritshëm nuk e pret jetën tek pikëzat
në mbeturina ekzistence me praninë dhe mungesën e saj
Nëse kënaqemi me këtë, nën dritën e revolucionit
shokët qiellin e shndritshëm përshëndesin
tek i cili fatin kemi lidhur.
S'ka gjë nëse nuk qajmë për ditët që do vijnë...
Sa njerëz e mbrojnë kështu
me dhimbje e fanatizëm një shkëlqim që po zbehet?
Sa njerëz përshëndesin fronin borgjez, larg vdekjes?
Nëse jemi duke u shkrumbuar,
sa njerëz kemi nevojë me keqardhjen e shkuar dëm t'i djegim?
Një flutur qafën më puth, fundin e jetës prek...
Kontrollori ulërin, treni po niset,
veten pas të tjerëve mos e lër!
Pionieri i një faqeje të re në vende të largëta në vendin tim është.
Sa nga shokët tanë kanë mbetur duke mbrojtur dritën në tokën time?
Edhe nëse jasminët vyshken,
aroma e tyre sa herë flladi do fryj do të ndihet.
E dashuroj botën, të shndritshme për mua pavarësisht territ.
Ki mëshirë për varkën me vela që në qafën tënde prehet,
lëre të vozisë!
Çdo agim një dhuratë për njeriun
në qiellin e shndritshëm është...
Përktheu Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistave fizike: MIRIADE, NUANCES ON THE PANORAMIC CANVAS, BRIDGES OF LITERATURE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese