Vjollca Aliu - Shqipet e Reçakut (poezi)

Vjollca Aliu - Shqipet e Reçakut (poezi)
SHQIPET E REÇAKUT 
 
45 shqiponja të masakruara 
Mbuluan tokën me gjak
45 jetë u shuan
Në vendin e shenjtë, Reçak.
 
15 janari i borës së bardhë
Në botë krijoi histori
U shuan 45 jetë, lulegjaku 
Për të lindur përsëri.
 
Se ato lule nga gjaku mbinë
Dhe sot jetët ripërtrijnë
Me gjak u ujitën lulegjaku-shqiponja
Botës i dhanë jehonë, kjo tokë është e jona.
 
O ju korba që krrokasni
Kurrë shqiponjat nuk i përulët 
Mbi gjakun e shqipeve 
Sot po lulëzojnë lulet.
 
Se ai gjak nuk u shua
Se ai gjak nuk thahet kurrë
Me eshtrat e shqipeve
Në Reçak u ngrit një kullë.
 
U ngrit kulla e qëndresës 
U ringjall shpresa e mbijetesës
Gjaku u derdh, u bë lum
Por bashkoi shqipet edhe më shumë.