Liljana Ndoni, poezi

Liljana Ndoni, poezi
BURIM DRITE
 
I kërkova natës të më ipte ca yje për shoqëri
Pranë meje të ndriçonte çdo ide në mendime
Diçka amërore më foli në fjalët “jep vetëm dashuri”
Mbi fytyrat që mbajnë hije në natën e zezë, drita arrin.
 
Drita përtej errësirës mbulon mantelin e shndritshëm
Errësira shton ritmin bën roje me xhelozitë që ta sfidoj
Ta kapin etur në flagërëz për të qenë e plotfuqishme
Hëna reflekton e pikturon sinqeritetin e mendimeve.
 
Ka dritë përtej errësirës që ndriçojnë qiellin në fytyrën e saj
Atje lart ku yjet marrin frymë me formën e saj të shkëlqyeshme
Në momentin e saktë kuptova praninë në çdo frikë që mbaj
Në dritë ishte veç dashuria rreze në burimet e jetës së mundimshme.
 
 (Liljana Ndoni, Gjenova, Itali, 22 Prill 2026)