Sherife Allko - poezi

Sherife Allko - poezi
UNË BIJA JOTE KOSOVË
 
Si mos e pres me dashuri këtë festë madhështore,
Unë bija jote Kosovë ?
E kam pritur e drithëruar,
me lot në sy, e plagë të thella në zemër .
 
Nuk harrohet lehtë,gjaku i dëshmorëve 
Nuk harrohet gjaku i Adem Jasharit,
kur predhat kafshonin qiellin e nxirë.
Si zog Kosove nëpër tym të zi luftonte trimi ynë.
 
Nuk harrohen britmat e vashave,
 nën tmerrin makabër .
Joo..nuk harrohet dhimbja therëse në shpirt tē çdo pragu dere të lyer me gjak .
Si mund të fashitet nga mendja tmerri e tymi i zi në çdo shtëpi .
 
Po ku ishe ti në atë çast o Zot! Ku ? 
A nuk t'u dhimbsën bijtë e bijat e tu ? 
E di që ti vonon ,por kurrë s'harron 
Jepu , jepu atë që meritojnē o i plotëfuqishmi ynë .
 
Unë bija jote Kosovë,
gërmoj me thonj çdo gurë e varr .
Gërmoj të gjej në baltën e zezë,
 njerëzit që dëshmojnë të vërtetën e gjallë .
Gërmoj dhe do gërmoj,
 të gjej çilimijtë, me gjirin e nënës në gojë .
 
Do gërmoj me dhëmbë e shpirt 
të gjej nënat që ranë mbi trupat e bijve e vashave të tyre ..
Ooo..Çfarë dhimbje e fortë ,
sa dhe guri plasi ,
mali oshetiu 
me britmēn më tmerruese ndër shekuj .
 
Nga klithmat e të lindurit e saj,
toka krijoi malet ,kodrat .
Vallë ...A do bjerë në qetësi ky shpirt i këtij kombi ? 
A do të mbizotërojë paqja përgjithmonë?!
 
Eh, moj Kosov ....
Në veshët e shurdhur të kohës u shqiptua emri yt,
me gryka mitralozash,
Me shpresën e rilindjes së jetës vrapojmë,
në çdo sekondë të ditës që lind çdo mëngjes .
 
Sherife Allko 
Tiranë