Dibran Fylli - dy poezi malli...

Dibran Fylli - dy poezi malli...
NATË E GJATË VJESHTE
 
...këtë natë vjeshte
pa gjumë në sy
rrokullisesha herë andej
e herë këtej
kërkoja zgjidhje!...
por nga kush,
nga cila anë e botës,
nga cili planet?...
 
...kjo natë vjeshte me errësirë
të thërrisja nuk me dilte zëri
të flisja me dike nuk doja
sepse shpirti im
sonte më është ndarë në dysh
 
këtë natë vjeshte
qepallat m’i rënduan sytë e përlotur
nuk doja të flija
frikësohesha nga ëndrrat...
 
posa kishte filluar agu i ditës
në ëndërr mu shfaq princesha ime
sikur më përkëdheli
mi fshiu lotët nga sytë e përgjumur
duke buzëqeshur më tha:
babush unë të dua ty gjithmonë
për jetë e për mot...
 
sakaq u zgjova nxitimthi
preka jastëkun
ishte i lagur nga lotët e mi...
 
08.10.2024 (df)
 
NATË E DYTË
 
natë e gjatë
e gjatë sa një shekull
shoh nga dritarja e dhomës
ata yje të pakët në qiell
asgjë nuk është si më parë
përqafimi i princeshës me mungon
më mungon edhe zëri i saj tingëllues
kur më thërriste
babuq...
e unë ja ktheja
qukuluke...