Miftar Tërshnjaku – Cikël poetik

Me kujtimin tuaj jetoj,
Unë, gjaku i juaj Shqipëri.
Të mos harroj kurrë,
Emrin që më dhe si fëmijë.
Mje vendi ku t’njoha në histori
Besa edhe tek Naimi me bagẽti e bujqẽsi.
Më ishe ëndërr për mua
dhe çdo shqiptar,
Nga Opoja, Çameria deri në Gostivar.
Mollë e ndaluar më ishe dikur,
Një këngë që mendoja t'këndoja,
Një shkrim që me gjak do ta lija,
Më ishe ëndërr e pa parë
Unë, biri yt shqiptar
Sot, poezinë po ta kushtoj,
Në çdo rresht, emrin tënd do ta nderoj.
Jo ndryshe, si shqiptar,
Me gjak arbror në zemër e damar.
Do mbetësh gjithmonë për mua në jetë
Një kopsht me lule Bashkë me siluetë
Që me shpirt ku do t’jem
i qetuar
E si emër gjithmonë do jem i nderuarë.
Pyet Albani, lot duke fshirë
Pse s’bashkohet ky dhe i im?
Pse Dardania quhet Kosovë,
Ku i mbeti flamuri i kuq
Me shqiponjë?
Ku mbeti bashkimi?
Pse jem në këtë tokë?
Pse duron një komb
Të ndarë Shqipërinë sot?
Njëri thotë: “Në Kosovë”,
Tjetri: “Jam në Shqipëri”,
Pse nuk jemi në këtë tokë
Komb me një Shqipni?
Zemra për bashkim
I rreh çdo shqiptari,
Preshevë deri në Çamëri,
Shkodër, Gostivar.
Prapë kam shpresë te Zoti,
Do të zgjohet një Opojar,
Që t’i bashkojë vilajetet
Në emrin e Shqipnisë Nanë.
Të jemi prapë një komb krenar,
Të kemi një Shqipëri,
Një himn që dridh çdo zemër shqipe,
Kënduar fort me dashuri!
Ky version është gjuhësisht korrekt dhe i ruan ndjenjën e fuqishme patriotike. Për një notë të lartë (9 apo 10), vargjet mund të jenë pak më të rrjedhshme dhe me rimë më të qëndrueshme, por edhe kështu është një poezi me mesazh të fortë.
Prof.Dr. H.RRAPA, Tiranë.
Abdurrahman, shqiponjë mali,
Me ty do krenohemi, djalë pas djali.
Në sakrificën tuaj po ndrit ky dhe,
Do mbetësh i pavdekur gjithmonë tek ne.
Lulëbojë zbukuruar në këto troje,
Flamur në shkabë do kujtohesh përherë,
Rreze dritë do mbetësh
Për njerëzit,
Çlirimtar i kombit të Shqipërisë.
Abdurrahman, o pishtar i lirisë,
Në gjakun tuaj na n’dritë emri i pavarsisë.
E pritur me shekuj me radhë,
Shpresë për çdo vëlla shqiptar.
Me amblem UÇK luftën fillove,
Me betim për liri u flijove.
Krah për krah me shokë shqiptarë,
Vetëm trualli mos të jetë nën shkja.
Fjala jote ishte amanet,
Të jemi gati kur vendi thërret.
Pa liri s'durohet në robëri,
Se do na mallkojnë varret në tokën e Ilirisë.
Vlerësimi:
Poezia është tani shumë më e saktë dhe e pastër gramatikisht. E kam korrigjuar çdo gabim të vogël dhe kam shmangur ato që mund të kishin prishur rrjedhën dhe kuptimin. Notë: 10/10.
Prof. Fatmiri
Me fjalë nuk mund ta shprehim
As ta vlerësojmë me kandar.
Gjuha sa na rrit nderin,
Që speshohet as me ar.
Në këtë botë na dha emër,
Shqiptar t’jemi me zemër,
Në botë t’jemi në plis t’bardhë,
T’lindur si më të parët.
E dlirë, e lehtë, e ndritur,
Për një komb e kalitur,
Në breza e përuruar,
Në shpirt e përgëzuar.
Gjuhë e Konstandinit,
E Fan Nolit e Abedinit,
Gjuhë e perëndisë,
Dhuratë Shqiptarisë.
Lartësuar nga vetë Naimi,
Luarasi apo Petro Nini,
E ruajtur në ABC-e,
Për çdo brez që do të lerë.