FOTOGRAFIA QË FLET
Kur shoh fotografinë,
ah, sa mallëngjehem!
Sikur ngjallet fytyra e babës,
e dritë fytyrës sime i dhuron.
Ah, dritë që shpejt zbehet,
errësira realitetin shpejt ma tregon.
Në zemër ruaj flakën e tij,
një zjarr që nuk fiket kurrë,
përqafimi i ngrohtë dhe i heshtur,
që më mban gjallë në furtunë.
Në heshtje dëgjoj zërin e tij,
që më flet me mall dhe brengë,
më ngroh dhe më jep fuqi,
si të ishte ende në krahët e mi.
ME FIJE SHPRESE E LIDHËM FORT,
Me perlën e parë - një çast i qartë,
me tjetrën një premtim i qetë,
se kurrë s'do jemi zemra të shkretë.
Gjerdani s'ishte veç zbukurim,
por fjalë që flisnin pa asnjë zë,
ishte kujtim dhe jetë njëkohësisht,
një simbol që dashuria ekziston vërtet.
Sot ende ndriçon në dritën e syrit,
Si një thesar i ruajtur me kujdes,
gjerdani im - në ty u bë i gjallë,
dhe dashuria jonë,
e pavdekshme u shpall.
E PAVDEKSHME NË DASHURI
Nuk matet me vite,
as me frymë, jeta jote,
nënë, është më shumë se kaq.
Ti je ndriçim që s'venitet kurrë,
një zemër që rreh në çdo hap.
Ti je hyjnore në çdo përqafim,
në çdo këshillë që më dhe me lot,
në çdo natë pa gjumë që më mbulove,
sakrificën tënde s'e harroj dot.
Koha s'të prek, asgjë s'të fshin,
ti je dashuri që nuk shteron.
Çdo kujtim me ty është bekim,
je pranë, edhe kur je larg më mungon.
E pavdekshme në dashuri mbetesh,
në zemrën time, në vargun tim.
Nënë, ti je dhe do mbetesh për jetë -jeta ime,
engjëlli im.
NËNË - ZANAFILLA E GJITHÇKAJE
Në trupin tënd mbajte jetë,
jetë solle në tokë.
Ti s'kishe krahë si engjëjt,
por engjëll je në këtë botë.
Ke qarë fshehur nën jastëk,
kur ne flinim të qetë.
Ke mbajtur peshën e botës
pa u ankuar asnjëherë.
Je ajo që nuk kërkoi asgjë,
por më dha gjithçka.
Je rrënja e forcës sime,
je arsyeja pse ngrihem kur bie.
Në çdo rrudhë të ballit tënd
fshihet një histori dashurie,
ajo mes teje dhe tim eti
por fati bashkë s'ju la, nuk deshi.
Dhe nëse më jepet një jetë tjetër,
do kërkoj vetëm një gjë nga Zoti:
të lind përsëri bija jote,
nëna ime e mira e kësaj toke.