Valbona Kolaveri, MAGJI

Valbona Kolaveri, MAGJI
MAGJI
 
Ia zhveshën këmishën
ditës
zagushi dashnorësh
që afshojnë
e ndezën korrikun
E hedhin zhubravitur
natën
Qiejsh
të drithërohen
me puthje pas veshit
Yjesh
që vezullojnë lakmi
romancash
librash
si vere e vjetër
Në qelqe resh
shijojnë babëzinë
duke shqyer sytë
e tokur gota të kristalta
hëne
Për ata
që dashurojnë
magjinë