Vjollca Aliu - poezi

PENA NDRIÇIMTARE
Asnjëherë s'të lëshova vendi im
As kur ndjeva dhimbje, as kur ndjeva gëzim
Se Ty dhe mua na lidhte toka-gjaku
Në të mirë e në të keqe tek Ti gjej motivim.
Kam shkruar për lumturinë dhe mërzinë
Hapërova me dhimbje, e shpreha dashurinë
Durova goditjet e pranova përqafimet
Asnjëherë e përulur, mbajta madhështinë.
Dielli kur rrezatonte ia kisha lakmi
Çdo rreze m'bëhej varg në timen poezi
Pena m'u shndrit e mendja m'u ndriçua
Për herën e parë thura rubai.