NJË PIKNIK ME RUSHITIN*
Rushitin mos e ha në sy
ashtu si e sheh të hajthëm
se këmbët e mbajnë thellë-thellë
në tabanët e Tij
Ai kudo që hedh hapin
në betejat e pabujshme ngre lart lapsin
mund ta shohësh të rrëzbitur
nuk e shërojnë barnat e shpifur
por metaforat
fushës Tij harlisur
ku nuk i hyri syri
i hyri metafora e mendimi
fushave e maleve plis-bardha të stilit Tij
haset denduria e lulediellit
Rushitin mos e ha në sy
se të përpijnë metaforat e detit Tij
përse nuk e pyete Rushitin
si e kapërceve gjysmë-shekullin e kënetës
me mizëri mushkonjash thith-gjaku
e vulat e vurratave në ballë
t`i shohësh akëcilët pas tharjes së moçalit
si kishin ngelur në baltën e gjallë
Atij nuk iu zmadhua barku
nën shënjestra harku
më tepër se kopertinat
që hapin e mbyllin madhështi
që hapin e mbyllin shëmti
në stivë librash Rushitit lypja shpirtin
___________________________________
*Shkrimtari Rushit Ramabaja
Gjilan, më 20 shtator 2023