Prend Buzhala - DIÇKA QË LIND E RE

Prend Buzhala - DIÇKA QË LIND E RE
DIÇKA QË LIND E RE
(Kryeradhë vargjesh)
 
Në oqeanin e jetës
do të shtrëngohesh
Të lundrosh shpesh
Pa timon në duar,
Shkon aq larg vetes
kur ndeshesh, hepohesh
ulesh në shesh
me zemër të plaguar.
 
Ndryshe, s’e pranon për bé
se ke bërë qëndresë,
po qe se kah caku shkon
e të mungon stuhia,
diçka që lind e re
s’ke për t’i zënë besë,
po qe se atë timon
s’e drejton dashuria.