Valbona Hadri - MĒRGIMTARI

Kam qarë sa vet jeta ime.
Jam fshehur skutave,
sa andej e këtej .
Kam kërkuar oborrin e shtëpisë,
për ta shijuar një pikë rreze dielli
Më kanë munguar, ato rrugica,
E ato pamje ku unë mbahesha fortë për dorën tënde,
në kërkim të pranisë sate.
Kam prekur vijëzat e fytyrës,
ku lotët lan gjurmë e tyre.
Herë-herë shpalosja faqet e historisë
Me lutë kam shuar mallin
Kam kërkuar të përmbushëm me ty,
Kam dashur që familja ime
të jetoj dhe qëndroj në atdheun tim!
E çka s'kam kërkuar por jo të më thërrasin