Angela Kosta – Biografia dhe krijimtaria e piktorit Bashkim Alushi
Në vitet studentore, së bashku me shokun e tij të shkollës Fejzo Lala, hapën ekspozitën e parë në Pallatin e Kulturës në Tiranë ku u vlerësua talenti në punimet e ekspozuara, duke shërbyer si njohje dhe vlerësim në pjesëmarrjen në ekspozita të ndryshme të organizuara nga galeria kombëtare e arteve, duke i trajtuar të dy artistët si profesionist përmes akordimit të lejeve krijuese dhe studiove të punës. Edhe gjatë viteve të demokracisë, me shumë pasion, Bashkimi i ka ushtruar të dy profesionet: në fushën e artit me shumë ekspozita personale dhe me bashkautorë brenda dhe jashtë vendit.
Në vitin 1996 ai ekspozoi me dy bashkautorë të shquar në “Galiko Instituto” Greqi duke mos u ndarë edhe nga ekspozitat që Galeria e Arteve në Fier dhe Tiranë organizonte. Gjithashtu, së bashku me artistin italian Sergio Marini Graseti, Bashkimi hapi ekspozitën në panairin euriopian “Fiera della Pesca - Panairi i Peshkimit” me të njejtën tematikë në të cilin punoi live në portin e peshkimit Ancona. Më pas, në sallën e tavernellave, me rastin e Festës së Gruas, hapi ekspozitën personale me portrete të grave të shquara nga Unioni i Grave “ Qytetare të Botës”. Bashkim Aliu ka qenë pjesëmarrës në ekspozita të ndryshme brenda dhe jashtë vendit me Shoqatën e Artistëve pa kufij në: Zvicër, Belgjikë, etj... Bashkimi ka qenë pjesëmarrës edhe në ekspozitën e përvitshme “Pranvera” ashtu sikurse edhe në shumë aktivitete të tjera. Ai vazhdon të krijojë në gjininë e kompozimit, peizazhit, portretit dhe grafikës dhe së shpejti do të paraqitet me ekspozitë vetjake.