TRAGJIKJA MODERNE DHE FIGURA E ANTIHEROIT NË POETIKËN E PETRAQ RISTOS.
Abstrakt
Mungesa e leximeve krahasuese dhe ndërdisiplinare të poezisë shqipe bashkëkohore çoi në analizën e poezisë së Petraq Ristos si një model poetik bashkëkohor.Poetika e Ristos ndërton figurën e subjektit lirik në një hapësirë kufitare,të konceptuar si skaj ontologjik dhe etik.
Duke u mbështetur në një qasje ndërdisiplinore që përfshin filozofinë ekzistenciale,antropologjinë kulturore dhe teorinë e tragjedisë artikulli synon të kontribuojë në studimet bashkëkohore të poezisë shqipe mes një leximi krahasues dhe teorik duke evidentuar risitë dhe kufizimet estetike të kësaj poetike.
Poezia e Petraq Ristos përfaqëson një model poetik të ri në poezinë shqipe bashkëkohore,ku subjekti lirik vendoset në një kufi ontologjik,një skaj që funksionon si hapësirë e filozofizë egzistenciale ,vetëdije e kufirit ndërsa antropologjia e quan një rit i përhershëm, kalimi pa përfundim.
Fjalët kyçe
simbolika e dritës,poetika korale,mitologji moderne,estetika e kufirit,përgjegjësia morale.
Të jetosh në skaj,aty ku drita harrohet nga shikimi.
Që në hyrje shënohet një ndarje epistemologjike mes dritës dhe shikimit,duke sugjeruar se njohja , drita nuk është më e aksesueshme për perceptimin e drejtpërdrejtë. Skaji sipas filozofisë egzistenciale lexohet si hapësirë e një jetë në të cilën nuk të jepen detyra.
Vargu
Jeta nuk të jep detyra
përbën një thyerje radikale nga modeli antik.Në tragjeditë antike jeta të jep detyra edhe kur ato janë të papërballueshme.Në poezinë moderne të Ristos detyra mungon dhe është kjo mungesë e detyrës çka bën vetë tragjedinë.Në antikitet heroi tragjik është i lartësuar edhe kur bie,Antigona, Prometeu, janë figura që përballen deri në fund me fatin,subjekti i Ristos është pa emës, pa rol shoqëror , pa detyra,pra ai është një anti hero modern, i vetmuar, në periferi që e pranon fatin, dhimbjen , vuajtjen dhe nuk lufton ,por jeton brenda fatit të tij në heshtje.
Mungesa e detyrës këtu nuk është liri,po një zbrazëti etike,ku mbetet vetëm folja vuaj.Poezia i afrohet mendimit egzistencialist ku njeriu përballet me absurditetinjo si revoltë,por si qëndrim i ngrirë ndaj vuajtjesFolja vuaj nuk shërben më të vepruar,por thjesht dëshmon gjendjen.Gjuha në këtë rast nuk është mjet komunikimi,por një regjistër i dhimbjes.
Për nga antropologjia kulturore skaji funksionon si hapësirë kufitare,limit,ku subjektit i hiqen shenjat identitare.
Pa mure, pa fytyra, helmeta pa koka ,këpucë pa këmbë.
Mungesa e mureve, dhe fytyrave nënkupton rrëzimin e strukturave që ndërtojnë subjektin shoqëror dhe etik.Në këtë kuptim skaji është një hapësirë e ekspozimit total,ku njeriu mbetet pa maskë dhe pa strehë, i zhveshur, lakuriq e këmbëzbathur.
Poezia e Ristos nuk komenton,por mitizon gjendjen duke rikrijuar funksionin e korit,shërbyeseve në tragjedinë greke,një zë i ndërmjetëm mes njeriut dhe fatit.
Kori shkëlqen Hëna e re e shteg
Loja me fjalën në poetikën e Ristos shndërron etimologjinë në mjet interpretimi filozofik,ku miti shpërbëhet në erë,në frymë të paqëndrueshme.Në tragjeditë antike gjuha e Eskilit, Sofokliut është solemne, plot mite ,tek Risto gjuha është vetërefleksive,një lojë gjuhësore që tregon se miti nuk funksionon më si strukturë kuptimi por si fragment i shpërbërë.
Në skaj, po çfarë të bëj në skaj
Në poezinë e petraq Ristos trupi funksionon si kategori simbolike përmes së cilës artikulohet kriza e identitetithistorik dhe kulturor.Figura të tilla si helmeta pa kokë,këpucët pa këmbë paraqesin një trup të frafgmentuar,duke shënjuar shkëputjen midis subjektit dhe përvojës së plotë njerëzore.Këto metafora nuk operojnë në nivel dekorativ,,por ndërtojnënjë diskurs mbi dehumanizmin dhe reduktimin e individit në shenja të zbrazëta funksionale.Në këtë kuptim trupi shndërrohet në hapësirë ku ndërrthuren dhuna historike , humbja e subjektivitetit dhe pamundësia e rikthimit në një identitet të tërësishëm.Në poezinë e Ristos autori ndërton një diskurs poetik,ku poetika e tij nuk synon estetizimin e dhimbjes,por funksionon si një akt etik i kujtesës
Risi në poezinë e Ristos.
Rikthen tragjiken në poezinë bashkëkohore,tragjedia nuk riprodhohet por kthehet në formë.Risto fut korin në poezi, si një strukturë korale moderne.
Një element risi në poezinë e Ristos është formulimi paradoksal
Kujt e sa -Fajtor pa faj
Në se tek Eskili faji është metafizik dhe i trashëguar sepse tragjedia antike e lidh fajin me rendin hyjnor ,tek Risto faji është egzistencial dhe i pashmangshëm sepse faji në poezinë moderne lidhet me vetminë dhe zbrazëtinë e kuptimit.Subjekti lirik tek poetika e Ristos nuk fajësohet për një akt konkret,por për vetë qenien e tij në skaj, në periferi.Kjo është risi,një transformim modern i fajit tragjik.
Në tragjedinë greke , kori përfaqëson komunitetin,ndërgjegjia etike e polis- it ,kurse tek Risto kori nuk moralizon,nuk këshillon,nuk flet në emër të qytetit. Kori tek Risto është kozmik dhe fatalist,nuk ndihmon subjektin, por e vëzhgon,Hëna m nata nuk janë figura dekorative ,por forca strategjike
Nata vdekjen ka strateg
Poetika e Ristos këtu afrohet më shumë me Eskilin spse forcat kozmike jepen mbi njeriun,sesa me Sofoklin , ku etika njerëzore përpiqet të përballet me fatin.
Poezia e Petraq Ristos lexohet si një tragjedi pa skenë,një kor pa polis-in,një hero pa detyra.Edhe pse e ruan strukturën tragjike antike,ajo është e zhveshur nga besimi në rendin hyjnor.Heshtja egzistenciale e njeriut ka zënë vend në poezinë moderne.
Edhe pse poetika e Ristos ka risi ajo në dialog me poezinë moderne bashkëkohore ka kufizimet e saj estetike .Mungesa e konfliktit dinamik,abstraksioni i tepruar,tonaliteti i pandryshuar,një homogjinitet tonal.
Këto nuk ia ulin vlerën poetikës së Petraq Ristos por e pozicionon saktë sinjë poetikëqë karakterizohet nga thellimi ekzistencial, një etikë e qartë e fjalës si dhe prirja për strukturim meditativ.ku poezia nuk zhvillohet si rëfim ,por si gjendje mendimi.Lirizmi është i menduar,e ndjenja kalon përmes reflektimit filozofik.
Në kontekstin e letërsisë shqipe poezia e Ristos zë një vend të veçantë,jo si poezi angazhuese ,as si poezi eksperimentale formale, por si një poezi serioze,reflektive dhe etike që i reziston kohës.Në poezinë e Ristos, mitologjia moderne shfaqet si një proces i rimitizimittë përvojës historike.Në poezinë e tij nuk rikthehen figurat mitike tradicionale,por ndërtohen arketipe bashkëkohore , ushtari pa trup,,trupi pa kokë,subjektin kolektiv të zhveshur nga identiteti.Këto figura funksionojnë si mite moderne në të cilat trauma historike dhe përvoja shndërohen në struktura simbolike të qëndrueshme.Historia, trupi dhe kujtesa kolektive zëvendësojnë narrativat sakrale të miteve klasike.
Bibliografia
Ernest Cassirer ,An Essay on Man
Paul Ricoeur,The Symbolism of Evil.
Roland Barthes ,Mythologies
Homer ,Iliada
Julia Kristeva Powers of Horror Black Sun.
Teuta Sadiku
Ka mbaruar Fakultetin e Filologjisë dega Gjuhë -Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës. Interesat e saj kërkimore përfshijnë poetikën moderne ,mitologjinë kulturore dhe analizën filozofike të tekstit letrar.