Maxhun Osmanaj – Mos u deh n’kotësi

Maxhun  Osmanaj – Mos u deh n’kotësi
MOS U DEH N’KOTËSI !
 
Mos  prit  asgjë në  udhëtimin  që je  nisur
Stacioni  mund  të mos  duket  askund
Nëse  dehja  në kotësi  të ka mbërthyer
Kujdes  kur  zgjohesh, kur  puth diellin
Mos  e  mashtro  ditën  pa  djersët  e  ballit
Mos  e  prit  betejën,  pa  hyrë  vetë
As  muzgun  mos  e  përshëndet
Se  nata    kafshon  keq
Pa  bërë  ndonjë  bilanc  dite
Dëshpërimin  dhe  humbjen
Kurrë  mos  e  fut    llogaritje
Nëse  udhëtimi  që i gjatë, me  kurthe
Apo  pritja   e  kotë    plandosi  n’tokë
Ngritu,  se  shporta  e  dëshpërimit
Mund    mbushet  çdo  ditë
Kostoja  e  zhgënjimit  është  e  rëndë
Shpërthe, këput  prangat  e  përtesës
Shqelmo  letargjinë  e  kohës
Që si rriqre të ngjitet n’trup
Kur    vërsulet  hajnisht
Kapu    çdo degë    shpresës
Puthe  vullnetin  n’ballë dhe  n’shpirt
Mos  u  mbyll  n’burgun  e  kotësisë
Se betejën   me   jetën  e  mund 
Me  qëllimin  e  mosnënshtrimit
Dashuria, derivat  i pashtershëm
     lëvizje  motorin  e guximit...