DIANA MEHMETI (cikël poetik)
SHTEGTUAN ZOGJTË PA STIN
Mjergull të madhe pash
Nuk mund të shikoja më
Qaja dhe psherëtija
po pa zë
Lotët më rridhnin në faqe
sytë në qiell gjatë i mbajta
teksa lutesha për atdheun tim
ta shtrëngoja të ishim bashkë
Por era e fortë lulet i rrëzoi
ca i la për tokë, ca si zogj i shtegtoi.
Më duket se në këtë vënd nuk jetoj
teksa ndjej një gjë të ftohtë, të largët.
Shiu me rrëmbim bie
e më duket se më rrëmben dhe mua
Më duket gjithçka kaq e huaj.
Zjarri i fortë buçet
Unë larg tij jam
Të tjerët shtrëngohen afër
dhe mua më shikojnë me habi.
Dëgjoj pëshpëritjet e hidhura
se edhe shpirtin kështu e kan
Unë në këmbë rri e heshtur
Se dhe vet nuk e di ku jam.
Qesh djalli që veç helm lëshon
dhëmbët si çakalli të nxjerra jashtë
unë e heshtur rri... aty pranë
mbyll veshët e nuk qaj.
Jam e huaj në këtë vënd të mjerë
ku rreth meje shumë ka që më lëndojnë
Shpirtin ma gërvishin
qaj e fshihem prapa derës.
Shtegtuan diku zogjtë por pa stinë
Nuk pyetën nëse ishte dimër apo verë.
I ndau lufta civile
vëllanë nga vëllai vret!
E dinim çfarë lamë por s'e dinim
çfarë gjetëm.
Shumë yje famozë shkruajnë:
Në mëmëdhe të kthehemi!
Por kjo do të ngelet një ëndërr
Lotët çdo natë i mbledhim.
Shpresoj që Shqipëria
si bahçe me lule të lulëzojë
Ku varfëria kurrë të mos mbizotërojë.
E unë do të nis e të këndoj!
DHIMBJE PA DASHURI...
Dhimbje pa dashuri
Nuk di ç'do të thotë
Ndoshta dëfrim?
Ditë e natë punoj
Pakëz dritë të shpërndaj!
Trashëgimnia?
Nuk është gjithçka pasuria!
Por mbi të gjitha është Dashuria!
Jetë dhe lot
Të vrasin të thyejnë
Kur Pasurinë e quajnë më të vyer.
Dhimbje dhe lot!
Ndaloni njerëz të mirë se Pasuria
nuk është gjithça në këtë bot'.
Ëndrrat të tjerëve mos ua thyej.
Në lot' mos ua ngjyej!
Mblidhni fjalët më të shtrenjta
Pasuria të verbër të bën
Nuk të lë të duash vëllazërinë
Të bën të harrosh Dashurinë!
U bëj thirrje të gjithë atyre:
Që pasurinë të shtrenjtë e quajnë.
Djersa jote, mundi rëndë peshojnë.
Më rëndë se trashëgimnia
Peshon Loti... Dashuria!
KRIMBAT MBREJTËS
Krijesë Hyjnore është Femra
Zoti planetit tonë ia fali
Mëkati më i ëmbël i jetës njerëzore.
Femra nuk mund të matet
rroket apo të pushtohet
Sepse është Madhështore.
Është qielli që lëviz
hyjsin e pa fund
Është finiks që nuk shuhet.
Ikën e vjen...
Duket e zhduket...
Ngjitet e zbret...
Ndizet e tërbohet...
Rrjedh e derdhet...
Brënda një Magjie të
pa zbërthyeshme.
Ka gjallësi të lindur me lebër
krijesa me sistem neuroniltik
Të kufizuara me errësirën e pa ditur
edhe të Zotit atje lart.
Shpirti hyjnor i femrës
është si vegimi i yjeve, i hënës
ngjyrave të ylberit
nga ku shikohet Rrezatimi
dhe Magjia e saj.
Gjithë bukuritë e natyrës ka Femra
Pafundësinë e luleve të florës.
Duhet t'i bësh vargje
duke e gjallëruar si Perlë e Esmeraldë.
Njerëz keqbërës kurrë
nuk mund ta njohin
Erosin hyjnor të saj.
Zagariten duke bërë pyetje paranoike.
Se Zoti dhe natyra femrën ka fal!
Ledhatoje puthe
Fute brënda vetes dhe i thuaj:
Të dua sa jeta ime!
Sepse Simbol i jetës është femra.
Janë ca lakuriq dhe urithër
ca minj të frikshëm gjirizi
frikacakë që nuk njohin ndjenjë.
Në qoftëse po... Afrohu!
Ndjeje atë që të ka munguar
brënda vehtes!
Preke Magjinë modeste të bukurisë
dhe Paqen me shpirtin njerëzor
se ndryshe nuk arrin të pushtosh
Kështjellën e femrës.
Nuk i eksploron dot skutet e saj.
Nuk arrin të lëpish
mjaltin e koshereve të femrës
se nuk je petal i mbushur
me klorofil e polenë.
Sepse nuk je i tillë!
Je mamuthi që bën skuta
për krimbin brejtës.
Kjo botë s'është e Jona
Jeta e bukur, Vezullim...
Rreze dielli ndriçon...
Ngjyrat e jetës dhuron.
Përballojmë shtrëngatat
e fuqishme t'i ndalim
Jetës kuptim t'i japim
Nuk e mendojmë stacionin e fundit
Zemrës e shpirtit
çfarë u kemi dhuruar?
Shiun e rrebeluar,
Jetën pa kuptim
Dhuroni paqe!
Mos u lumturoni nga jehona!
Rrobat e tjetrit mos i vishni!
Kjo botë s'është e jona!
Trëndafilat buzëqeshje më dhurojnë
Lotët e shumta
profumi i tyre m'i ndalon...
Kjo botë s'është e Jona!
DJALI DHE ZOGU
Djali me bilbilin u bënë shok
I hidhte ca thërrime
Hanin tok...
E dashura e djalit një
trëndafil të kuq kërkoi
Djali rendi ti'a gjente
por mundimi i shkoi kot.
Bilbili e dëgjoi e donte ta ndihmonte
Të lumtur ta bënte mikun që e donte.
Gjithë natën në një degë afër dritares
bilbili këndoi
Trëndafili çeli sapo e dëgjoi.
Por një gjëmb i mallkuar
kraharorin ia përshkoi
por i lumtur se djali do e vlerësonte.
Në mëngjes hap dritaren djali
trëndafilin mori
As që iu bë vonë për gjakun e bilbilit.
Përse zgjodhi këtë degë
S'kishte të tjera?
Kush sakrifikon për njeriun pa Vlera!