Melisa Rushiti - poezia Gjyshja ime
Gjyshja ime, si diell në agim,
Me duar të ngrohta, më përqafon shpirtin tim,
Në çdo fjalë ka urtësi dhe dashuri,
Një zemër e artë, që s'lodhet kurrë për ne të rri.
Kur rrëfen përralla nga koha e largët,
Në sytë e saj duket bota e paqet,
Çdo buzëqeshje është një dritë e re,
Gjyshja, një strehë për ne të vegjlit e saj përherë.
Me aromën e gatimeve që bën me kujdes,
Na mban të bashkuar, shtëpia me të është plot fresk,
Fjalët e saj janë si melodi e qetë,
Një dashuri e përjetshme që nuk shteret kurrë në jetë.
Gjyshja, një thesar që koha nuk mund ta zbehë,
Me zemrën plot dashuri dhe përqafime të buta,
Në çdo hap që hedh, e ndjej praninë e saj,
Si një yll që ndriçon, edhe kur është larg.