Manushaqe Ramadan Shalsi (poezi)

Manushaqe Ramadan Shalsi (poezi)
ZEMRA E ATEDHEUT.
 
Në krahët e tu ëndërroja të isha, ëndërroja..
Nuk di nëse të takova, a nëse të pash diku larg.
Fluturimin e nisa me krahët e njoma,
Atje lart mes reve dhe dritës që puth çdo prag.
 
Në sytë që lëshojnë zjarr e dritë,
Brenda çdo shikimi ishe ti, e bukur si një zanë a një vegim.
Ishin lindjet e horizonteve në qiejt e shpirtit.
Diell i pa mat pa asnjë perëndim.
 
A ishte ëndërr, jet, fjalë a realitet,
Liri e shtirur, liri e vërtet.
Nuk munda ta besoj, nuk munda ta shijoj atë bukuri.
Nuk arrita të gjej atë magji.
 
Sa shumë labirinte mbushur vetëm me errësirë.
Fluturime me krahët e prerë e dritën e rrëmbyer.
Sa hije hidhërimi pabesie, e përsëri të kërkova.
Nuk di a të njoha qoftë edhe një herë, nuk di. Ku je fshehur?
 
 Të kërkoj mbi krahët e prangosur të një shqiponje..
A ndoshta mos je në zemrën e një luani të plagosur prej një shtrige?
A mos në burgjet e  helmuar të shpirtit?
 
Përsëri të kërkova, asnjëherë nuk të gjeta.
Mbase ishe arratisur për pasurinë që na ndau në feta.
Atje për  të isha, me tjetër bot.
Vetmuar në pritje, veshur me lot.
 
Por jo nuk kishte si të ndodhte ndryshe,
Falëza e zemrës tënde  ngjan si një dallëndyshe.
Është ftohtë, dimri i madh troket në çdo dit.
Streha jonë e madhe është  prishur nga stuhitë.
 
Sa shumë stuhi kjo vjeshtë e çmendur.
Sa shumë e trishtë, mbrapa në ëndrrat e tua mbetur ëndrrat për liri.
Ato ëndrra nuk mund ti gjej në këtë dimër në vetmi.
Ja kam shtruar zemrës tënde krahët e mi.
 
Dy ngjyrat e gjakut shkruar në pentagram.
Lirinë e zemrës  mbaj shtrënguar tek e shoh ndarë në pjesë.
Lirinë e atdheut si balsam.
Urrejtjet ti shuaj e dashurin për atdheun ta ndjej.
 
Ja këtu në zemër më dhemb çdo kapilar gjaku
Lotoj, me lot e laj plagën tënde.
Zemra e atdheut  po vdes.
Mos shko! Jo nuk të le!
 Këtu në zemrën time do të të mbaj .
Në zemrën që vet ma dhe.
O zemër e atdheut tim, e madhe je!
 
(Manushaqe Ramadan Shalsi)
09.10 2024 Durrës