IMDADUL ISLAM
Imdadul Islam, ka lindur më 6 shtator të vitit 1975 në Indi. Ai është poet dhe autor i librave dygjuhësh bashkëkohor indian, i cili shkruan në anglisht dhe bengalisht. Aktualisht, Imdadul jeton në fshatin Piprapuri nën komunën Domkal, distriktin Murshidabad, Bengali Perëndimor. Në vitin 2016, Imdadul u pajis me diplomën e MA në letërsinë angleze nga IGNOU. Ai punon si mësues e gjithashtu është i dhënë pas krijimeve të poezive dhe tregimeve në anglisht dhe bengalisht. Imdadul bashkëpunon si Ambasador i Paqes dhe të Drejtave të Njeriut, në organizata të shumta ndërkombëtare letrare. Gjithashtu, është Sekretar i Qarkut të Fondacionit "Nënë Tereza" në distriktin e tij Murshidabad.
Imdadul shkruan për revista të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare angleze dhe bengaleze. Antologjia e tij e poezisë bengaleze "Nabo Kabyo Maloncho", është pikërisht në rrugëtimin e nisjes drejt tregut letrar. Gjithashtu, Imdadul është krijuesi i antologjisë së poezisë angleze "The Rhythmic Blossoms''. Imdadul është nderuar me certifikata të shumta ndërkombëtare të doktoraturës së nderit online, nga organizata të ndryshme letrare, si dhe të të drejtave të njeriut të klasit botëror. Në vitin 2023, Imdadul Islam fitoi Kupën Universale të poezisë, organizuar nga revista World Literary Art Impressions (Rumani), si dhe çmimin e Poetit të Paqes nga WLFPHR (Bhutan).
ZEMRA IME DËSHIRON TË QËNDROJË E THJESHTË
Mos u përpiq të më arrish në kulmin e fantazisë dhe të emocioneve të të dashurve të mi,
zemra ime dëshiron të qëndrojë shumë e thjeshtë,
madje edhe mos t'a dijë se çfarë fantazie dhe emocionesh janë.
Mos u përpiq të më çmendësh me kujdesin tënd të tepërt, e dashura ime,
zemra ime dëshiron të jetë shumë e thjeshtë pa ndryshuar në rrethana.
Jeta ime ngulmon për të ditur si të luftojë për të jetuar,
jeta ime ngulmon për ta ditur se sa i sjellshëm duhet të bëhet dikush nga nevojat e të tjerëve.
Ndonjëherë edhe romanca
nuk guxon të më afrohet,
sepse zemra ime dëshiron të qëndrojë e thjeshtë.
Unë jam gjithmonë i etur për të qenë i thjeshtë, për të qenë i pranishëm tek të gjithë.
A e dini arsyen përse, të nderuarit e mi?
Më dëgjoni...
Të thjeshtët nuk përpiqen ta jetojnë jetën në maja dhe të pangopur!
Të thjeshtët mund t'i kuptojnë të tjerët,
të thjeshtët mund t'i duan të gjithë,
të thjeshtët nuk përpiqen ta përmbledhin të gjithë botën brenda grushteve të tyre!
Në fund të fundit
atyre nuk u intereson politika e errët dhe luftërat e ashpra.
Përktheu Angela Kosta Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese