Sadik Bicaj - Cikël poetik

Sadik Bicaj - Cikël poetik
Cikël poetik  
 
ODE DASHURIE
 
Mbrëmë gjatë të kam pritur
 Po ti nuk erdhe
Seç e ndjeva veten të pikëlluar
Duke pyetur pareshtur
Ç’ u bë me dashurinë time
 
Tash poezia të kërkon
Ti mos i pikëllo vargjet
Ti mos i vrajë ato
Zemra nuk duron dot vuajtje
As thyerje as vetmi
Zemërdjegura nga malli
 
Mund të mos ëndërrosh këtë dhembje
As të ndiesh këngën time
Dashuria është mbi të gjitha
 
DASHURIA IME
 
Zëri im humb soll te ti
Pa thyer mallin kurrë
Me këngën e përlotur
Zemra rron me atë dallgë të moçme
Dashuria ime si do të vijë
Të më prek
Të më djeg
As puthjen s’ia di
As gishtërinjtë e hollë e të përgjakur
Të më vijë o sall të më vijë
Dashuria ime e përvëluar
Në ditën e uruar
 
TË VISH TI
 
Kur të vish ti
Qyteti i ndalë dhembjen e pikëllimit
Pranvera merr bukurinë e vet
Nuk çel vetëm një lule
Uji rrjedhë më qetë
Kur të vish ti
Unë dritaren e lë hapur
Më bëhet se fluturoj në qiell
Më bëhet sikur ndiej njëmijë fjalë të ëmbla
Dhe me ty udhëtoj gjithësisë
Ngjitem deri të hëna
Ti çuditërisht ia merr bukurinë
Kur të vish ti
Qyteti mbështillet me cicërimën e zogjve
Hapat e udhëtarëve m’i zgjojnë ëndrrat
Kur të vish ti
 
SYTË E SAJ
 
Në netët e largëta
Korin ti e udhëheqje V.
E përqafoje buzëqeshjen e pikëlluar
Unë të shikoja hidhur
Se si në lyrë nxirrje zërin
Desha atë zemër të bardhë
Si në ëndërr
 
Ti hesht
Ndërsa sytë tu flasin
Kur të ikësh midis fjalës
E zërit që pret zgjimin e ditës
 
TAKIMI NË KRYEQYTET
 
Duke u larguar nga sheshi
Sytë tu vodhën qiellin
Sa shpesh zemra më rrahu
Si pika shiu që binin në tokë
 
Midis këngëve të lashta
Lotonte dashuria
Edhe pse shpirtin gur e kishte
 
Në kujtimin tim
Tani s’ ka kush të hyjë pos teje
Kur me mall tund vetminë
 
Tek vije ti
Në Prishtinë gjumi s’i zinte zogjtë
Edhe ata prisnin fluturimin e fundit
 
Tani mbledhim çastet e ikura
Netëve pa gjumë
 
VETËM KËNGA IME
 
Ti përnatë më hynë në dhomë
Unë zë e flas me engjëjt 
Fik dritën e llambës  
Dhe ndiej ulërimë  ndaj të lehurës
Njëmijë vjet larg pikëllimit
Zemërimit
Shpëtimit
Takimit
Vetëm kënga ime      
 
(Prishtinë, 1994)