Lavdije Buçaj - poezi

Lavdije Buçaj - poezi
KOSOVË, DHIMBJA DHE KRENARIA IME
 
U rritëm bashkë me ty,
rrugëtimi ynë s'qe i lehtë.
Unë ti dhashë gjymtyrët e mia,
ti me mbajte gjallë me shpresë.
 
Unë ta fala gjakun tim,
kur etja ta digjte dheun.
Ti prapë mu bëre mburojë,
Dhe ma fale jetën.
 
Ma ndriçove rrugën
netëve pa agim.
Malet i bëre strehë për mua,
Aty ku frymonim mes frikës dhe urisë.
 
Ishte rrugë e gjatë, natë pa agim,
mbijetesa na bëri më të fortë.
Edhe më të etshëm për Pavarësi.
 
Ndoshta duhet të jepnim më shumë,
Kaq kishim fuqi.
Mbetëm disa,
pa këmbë, pa sy e pa duar.
Që sot të jemi krenarë për ty.