ATDHEU KA EMËR
Atdheu është rrënjë jona në gërxhe të thepisura.
Atdheu është djepi i bekuar për bijtë e shqipes.
Atdheu është toka ku varr e kocka kanë stërgjyshërit.
Atdheu është ëndrra më e shtrenjte e dëshmorëve
Atdheu është dheu i larë në gjak-lavdia dhe krenaria
Atdheu është një cope toke ku veç shqip flitet
Atdheu është kulla ku gjyshi ma mësoi emrin
Atdheu ka emër: Është zemra e plasur të gjyshërve...
Atdhe quhet toka ku dhe zogjtë këndojnë shqip
Atdhe i themi edhe mërgimtarëve të degdisur
Atdhe është edhe babai e nëna fytyrëndriturit tanë
Atdhe thirret qyteti, fshati, mali, fusha e lumi
Atdheun-floririn tonë e përkëdhel me këtë lirikë
Atdheu është dheu i atit të birit dhe i shpirtit të shenjtë
Atdheu sot është më i lumturi, por ka rënë në mendime
Skënderbeu e Adem Jashari-krushqët e epokave të lirisë
Atdheu shtegtoi në krahë shqipesh ndër shekuj
Dritëroi në flakën e kullës së barotit të Oso Kukës
Është ara jonë për të cilën kokën lam n’shejëni
Është sofra jonë e shtruar me bukë e kripë e zemër
Është maliheri i shtrënguar në duar- ngrehur përherë
Është ashti i kurrizit të shqiptarit
Atdheu im është një tregim i moçëm sa globi
Atdheu im është ofshamë dardanësh deri në qiell
Atdheu im është një tokë e gurtë e ashpër
Atdheu im është një poemë e pambaruar.
Atdheu im ishte dheu gjithnjë rrëfim I pambaruar
Atdheu kokëlartë mbushur me lavdi
Krenar qëndron në Gadishullin e shqiponjave
Në fronin e lashtë të, pellazgëve, ilirëve e arbërve
Të larë në lumenj gjaku për çdo stinë...
Atdheu është fillimmarsi i pikëlluar në shpirt.
Atdheu është toka e premtuar që yot ka shqiptarin.
Atdheu do pak fjalë, veç shpresë e dashuri përherë.
Atdheu është buka më e shijshme në botë
Atdheu nuk do errësirë e ankth-do veç shpresë
Atdheu është varr i hapur për çdo ditë
Atdheu është hyjnor i pavdekshëm me emër
Atdheu im ka emër: Krujë e Prekaz
Atdheu im ka emër: Është Kosovë e është Shqipëri
Atdheu është testament--gurrë e bardhë që rrjedhë