Miftar Tërshnjaku - poezi

Miftar Tërshnjaku - poezi
RITMI I ZEMRËS
 
Si ritmi i zemrës
Do rrah çiftelia
Prap kur do bashkohet
N’flamur Shqipnia.
 
T’gjithë me krah hapurë
N’veshje kuq e zi.
Si një komb i bashkuem
Do shpallim pavarësinë.
 
Do t’i bashkojmë trojet
Sarandë e Guci
Shkodër e Opojë
Tetovë dhe Malësi.
                                     
N’vallen e bashkimit
Me kangë të trimnisë
Do na prinë Drenica
Zemra shqiptarisë.
 
Tash na erdhi dita
E lumja  Arbri
Krejt trojet e lashta
Të quhen Shqipni.