SONTE
Sonte...
më shfaqesh në harqet e resë,
e trishtuar ca
dhe pak vezulluese,
si vesë.
Sonte...
në çdo pore timen frymon,
herë si lule çel,
herë je kuti Pandore,
me brymë mbuluar.
Sonte...
më ndjell si melodi zemre,
këngë, hije, gravurë,
si lumë tej brigjeve të mia
pa urë.
Sonte…
bie si kambanë dashurie
bulevardit ku unë çapis
dhe mbrëmja si marsh kompozon
zezonën e mërisë.
Dhe loti mbetet…
Si galaktikë yjesh sëmbon shpirtin e brishtë,
ti flutur stinëblertë kur mbi gjethe zbret
dhe shpërprish tisin e natës.
Një harabel, këngëlajmit ia thotë
në parvaz të dritares varet shpresa,
shpërthen heshtja me shi e sqotë.
Dritëza hëne përthyejnë imazhe në xham,
e lot i vakët në cep buzësh rrjedh,
zemërplasura... E vetmisë për nam!