Mercedes Gega - SYTË E TU

Mercedes Gega - SYTË E TU
SYTË E TU
 
Sa herë më dhembin duart
Mbrëmjeve tek ulem në karrigen lëkundëse
përballë dritares së hapur
Nga kopshti i portokalleve,
Transportuar veten time
Në 100 forma
100 vende
100 frymëve
Një dite sa një jetë,
Një jetë sa një grimëherë e tërë,
Marr sytë e tu në duar
Dhe vizatoj një mëngjes të ri...