Zymer H.Haliti, poezi

Zymer H.Haliti, poezi
EH, TI JETË...!
 
Je shumë e shenjtë kush të di vlerën
je shumë e ëmbël kush di si të jetojë
sa e sa vargje janë shkruar për jetën
që unë me ëndje shpesh herë i lexoj
 
Ti je një mëngjes i bukur me diell
ti je dhe lule që çelë në pranverë
por je edhe vjeshtë kur të bie shi
që u sjell njerëzve vuajtje e mërzi
 
Je për dikë nënë që ëmbël ledhaton
por je edhe njerkë që jetimët lëndon
ti je kala që askush s'mund t'pushtoj
je një pellg i thellë që dikush pësoi...
 
Ti je mburojë e atyre që t'çmojnë
nganjëherë e padrejtë ndaj dashurisë
sa njerëz lumturohen e këndojnë
për ëndrrat e tyre në ditët e rinisë...
 
Je sfidë e ëmbël kur të sfidojnë
je edhe enigmë që rrallë kush të kupton
je e atyre që të jetuan e të dëshirojnë
je shpresa e vetme për çdo njeri që jeton.