Thënie për udhëzim brezash
TRADHTIA
1. Tradhtinë prite nga ai që e ke afër, atë e ke afër se t'a do kokën.
2. Tradhtari aq sa ec lart, kur të zbulohet disa fish bie më poshtë ose e pret varri.
3. Tradhtari është si limoni, pasi të shtrydhet hidhet.
4. Tradhtari diturinë e përdor për të bërë keq, ai zemër e shpirt nuk ka.
5. Forca e tradhtarit kur të zbulohet, është më e ulët se një fije kashte e kalbur!
6. Tradhtari e gënjeshtari iu ikin të vërtetave, andaj janë aq djallëzor.
7. Shtazët saktësisht e përdorin tradhtinë përmes mashtrimeve vetëm për të siguruar ekzistencën.
E njeriu...!
8. Burri e trimi i dinjitetshëm para e zgjedh vdekjen se tradhtinë kombëtare.
9. Tradhtari shumëi keq është ai i cili edhe kur tradhton ec me kokë lart.
Nëse e bën nga budallakia disi mund të arsyetohet, por nëse e bën se ndihet krenar, atëherë nuk i përket llojit të njeriut.
Mundohuni te zëni dije të larta, që tradhtitë e tradhtarëve të mos ju gjejnë në gjumë!