Sejdi Berisha - VEPRA TË VEÇANTA

Sejdi Berisha - VEPRA TË VEÇANTA
VEPRA TË VEÇANTA
MONOGRAFIA “ZEJTARËT E PEJËS” TË SHKRIMTARIT DHE PUBLICISTIT, SEJDI BERISHA”
(Botimi i II-të)
 
Monografia “Zejtarët e Pejës”, e shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi Berisha, është një vepër me peshë shumëdimensionale, e cila nuk është vetëm fragment i qenësisë së ecurive historike dhe kulturore, por është edhe vule e vlerave universale që reflektojnë rolin historik të zejtarëve dhe të zejeve në zhvillimin e të gjitha fushave në Pejë, rajon mbase edhe në tërë vendin.
Gjithashtu, kjo vepër është edhe si emblemë e shumë segmenteve të zhvillimit të përgjithshëm shoqëror dhe e rrugëtimit kombëtar, gjëra këto që shpeshherë kanë ngelur mbase edhe akoma ngelin nën hijen e rrjedhave të kohës dhe të atyre ecurive që e varfërojnë historinë dhe dëshminë si dokument dhe argument të përjetësimit të rrjedhave shumë të ndritshme të kombit shqiptar.
Monografia “Zejtarët e Pejës”, pothuaj se është e vetmja e këtij lloji në vend, dhe si e tillë është një prej ekzemplarëve të veçantë dhe i domosdoshëm për begatimin dhe ndriçimin e vlerave historiografike dhe kulturore, dhe jo vetëm kaq.
Orfeu, marrë nga profili i Sejdi Berishës