Miranda Troci Derti, poezi

Miranda Troci Derti, poezi
KAOS EMËRTIMESH!
 
Rrëmujave të kohës së paaftëve.
Të të ashtuquajturish perfeksionistë.
Humburish në kaos ringjallë.
Veçse mbet emër përjetësisht.
 
Skutash bosh frymojnë  zhurmë.
Ndjenja lodhurish emocionesh ftohtë.
Gʻrregullimesh miklimi afsh shpuzë.
Nën sqetulla rriçnash në strehën e ngrohtë.
 
Perfeksionisht mëkuar  llavë mllef.
Rrëmujë vetvetshëm kaos bërë rreth.
Dështim nënkëmbur klanesh përhumbur.
Duartokitjesh zhurmshëm shtirur bukur.
 
Miranda Troci Derti 
Reç Dibër