Gjelina Maçi Keçi - DALLËNDYSHET IKIN E VIJNË,

Gjelina Maçi Keçi - DALLËNDYSHET IKIN E VIJNË,
DALLËNDYSHET IKIN E VIJNË,
NJERËZIT IKIN E LËNË SHQIPËRINË...!

Në këtë dimër të gjatë që s'vlenë
Dallëndyshet çdo ditë e lënë folenë,
Çajnë qiellin gri duke shkuar larg,
Foletë mërziten vallë, do kthehen prapë?

Por ç'po i ndodh vendit  tim me rininë?
Njëri pas tjetrit si një karvan mesjetar,
Një trastë në shpinë dhe lënë Shqipërinë,
Pse kjo tokë e bekuar ata  s'i mban?!

Fshati i braktisur mbetur veç plaka e pleq,
Shkollën e vjetër bosh ka kapluar bari
Dyert me dritaret e drunjta mbyllur si për dreq
Gjithçka sterosur   i blertë vetëm mali!

Kjo kohë e çuditshme, ah sa e rëndë,
Që ndan pa mëshirë prindin nga fëmija!
T'i kthesh shpinën vendit  tënd,
Kësaj Shqipërie bekuar nga Perëndia!

Kudo  shkoni paçi pranverë!
Edhe pse me uratë të prindërve në gji,
Kurrë mos harroni vendin ku keni lerë,
Se Shqipëria është më e madhja dashuri!

Vërtetë një telefon a vidio një çast  u afron
Me prindërit vetmitarë mbushur mall,
Por ai është një vegim i rremë, iluzion,
Vërtetësia jetësore kur ke nënën pranë!

A e dini se ç'po lini pas o bijtë e mi?
Troje me fusha, dete e bjeshkë mrekulli...
Qiell të kaltër ku dielli  shkëlqen bukuri,
E hëna nuse ndrit mbrëmjeve plot hijeshi !