Meri Bo - VJESHTË POETIKE

Meri Bo - VJESHTË POETIKE
VJESHTË POETIKE        
 
Jam, mes gjetheve te vjeshtës ngjyrë kafe,
puthjeve dhe ngjyrave të ngrohta të perëndimdiellit.
Yjeve të detit që rrinë
fshehur pëlhurës së qiellit,
në një takim të papritur me dallëndyshet.
 
Anijet
prej letre i thonë lamtumirë
vajzave me vjeshtën në sy.
Në udhëkryq,
këmbanat e kuqe bienë në mbrëmje.
Pelegrinët
do të fillojnë së shpejti udhëtimin e gjatë.
 
Largë një engjëll
merr veshjet e pishave
të rrëmbyera nga erërat,
aromat
nga kujtesa e plasur e luleve
të lagjeve që përshkoi dielli gjer në perëndim.
 
Fluturat
përballen me motin
në luginën me hijet e ëndrrave.
Zogjtë e zinjë
montuar në degët e selvis.
 
Dhe,
një kuti e argjendtë me sekrete
të marinarëve ëndërrimtarë.
 
Litarët e thurur
me gërsheta shelgu, në bregun e lumit,
muzika që dëgjohet
nga trupat e pemëve,
thërrasin shpirtrat e vjeshtave të kaluara !