Giuseppe Ungaretti
(Poezi e Xhuzepe UNGARETIT (Giuseppe Ungaretti). Shkruar 30 shtator 1916).
Poezi e poetit Xhuzepe Ungaretit, lindur në Aleksandri, Egjipt, njësoj si poeti Moammed Sceab të cilit i kushton këtë poezi.
Moammed Sceab rridhte nga një familje emirësh nomadë nga Libani, por shkruante poezi me pseudonimin Marcel. I dha fund jetës pasi grisi të gjitha veprat e tij letrare.
Shkruan Ungareti për shokun e tij të fëmijërisë: «... ishte një djalë me ide të qarta dhe pëlqente Baudelaire. Autorët e tij ishin Baudelaire dhe Nietzsche; unë isha besnik i Mallarmé dhe i Leopardit...».
Një poezi me paraqitje fragmetare, e krijuar enkas nga Poeti me një ritëm të ngadaltë, që ngjason me një marsh të përmotshëm. E thjeshtë në dukje, por me një koefiçent shumë të lartë përçueshmërie të ndjenjave dhe të emocioneve.
PËR KUJTIM
Quhej
Moammed Sceab
Pasardhës
Emirësh, nomadësh
Vetëvrasës
Sepse s’kishte më
Atdhe
Deshi Francën
Dhe ndërroi emër
U bë Marcel
Por s’ishte Francez
Dhe s’dinte më
Të jetonte
Në çadrën e të tijëve
Ku dëgjohej avazi
I Kuranit
Duke gjerbur kafenë
Dhe s’dinte ta zbërthente
Këngën
E braktisjes së tij
E shoqërova
Bashkë me pronaren e hotelit
Ku banonim
Në Paris
Prej numrit 5 të rue des Carmes
Rrugicë e venitur në tatëpjetë
Prehet
Në varrezën Ivry
Periferi që ngjan
Gjithmonë
Si në ditën
E një
Panairi të dekompozuar
Dhe ndoshta vetëm unë
E di akoma
Që jetoi.
Shqipëroi Ilirian Dahri