SI PESHKU PA UJE.
U sëmur deti e nuk mundi të merrte frymë.
U nxi, shkumëzoi gjithë sa kishte pranë.
Gjithë gjallesat brenda tij gjetën belanë.
U shkund e u përkund në çdo cep,
Të mëdhenj e të vegjël gjetën gazep.
Braktisur thellësia e tij e virgjër.
Gjithë zullumqarët SPAKU i ka në libër.
I madhi det dergjet i sëmurë,
Të pastrojë gjithë mbetjet
I duhej kjo kurë
Tani po shkul me rrënjë gjithë peshqit e qelbur.
Pa ujë të vegjël e të mëdhenj derdhur në rrugë
Sot peshku i madh frymën e fundit frymon,
Nesër këtë fat do kenë edhe peshkaqenët, nuk është vonë.
SPAKU edhe pse hesht brënda po valon.
Zoti mbi të gjithë si edhe SPAKUN dënon.
Si peshku pa ujë do mbeten gjithë zullumqarët,
Rrugëve të Tiranës do enden zagarët.
(Autore Manushaqe Ramadan Shalsi)