Fatmir R Gjata (Përgatiti Angela Kosta)

Fatmir R Gjata (Përgatiti Angela Kosta)
SHTEGËTAR
 
Më presin për t'më parë, më presin për t'më vrarë, 
përhumbur në rrëfim
Më duan shatërvanë, ku ujët shkon e qan, 
e shkon me ngashërim
E çeli lul'e parë, kushdi se çdo të ketë ngjarë, 
me hënën larë me dritë
Më puth edhe njëherë, më ço në një humnerë, 
edhe pastaj më vrit.
 
N'u çofsha si lugat, me tmerr e kujë në natë, 
do bëhem shpirt pa jetë
Të thonë ish shend e verë, të thonë ishte pa vlerë, 
të thonë ishte poet
Do kthehem përmbi dhe, të shtrihem e të fle, 
si shtegtar i shkretë...