LIGJËRIM POETIK
-Libri poetik për fëmijë “ZJARRI I KAÇAKËVE”, nga autori Ismet TAHIRAJ
-Poeti përmes vargjeve ligjëron me gjuhën e bukur poetike-
Poeti Ismet Tahiraj duke qenë njohës i mirë i së kaluares,por edhe i tashmes me atë dellin e tij krijues, nisë rrëfimin e tij poetik me poezinë Zjarri i Kaçakëve, për jetën e sakrificat e tyre në mbrojtje të atdheut (për çlirim).
Pastaj vazhdon me vargjet e tija , me tematikat të ndryshme duke ecur me kohën dhe për kohën.
Në poezinë” Zjarri i Kaçakëve” poeti si njohës i mirë i jetës së tyre, paraqet jetën e tyre në rrethana të vështira, por të vendosur në çlirimin e këtyre trojeve kundër hordhive serbe.
Jeta e tyre ishte nëpër male,nën qiellin e hapur , pranë zjarrëve të ndezura për ngrohje e në kërkim të një kafshatë buke sa për të jetuar.
Poezia “Dardha turrshi”,dhe “Kroi”poeti paraqet dardhën dhe fasulën të shoqëruar në një arë të çelura me lule të bardha, që në vjeshtë fasulja zihet në vekshë e dardhën e bëjnë turrshi.
Te poezia “Kroi”, autori flet për bletën punëtore që tërë ditën nget ndër lule e pastaj më vrap shkon të kroi e shuan etjen .
Poezitë “Vetitë e këqija”,”Postuletet”,poeti përmes Jonit paraqet veset e këqija siç janë: duhanpirësit dhe gënjeshtarët që ky i fundit i pranon meritat pa i pasur fare.
Poezia “Në tren” Joni duke lëvizur sheh bukuritë e pasuritë e natyrës, vendit të tij mjaft të pasur.
Vargjet :
Sa bukur
Kjo arë
Me drithëra
Margaritar
Dhe ullinjë
Qindvjeçar
Treni rrugën e vazhdon
Veç maje guri
Qiellin
Thua po e shpon
Sa bukur poeti përmes figurave të pasura artistike përshkruan lëvizjen e trenit,duke parë e shijuar bukuritë magjepse të vendit tonë.
Poezia”Bicikletë”, sa bukur përmes Anës, Jonit e Dilës zhvillohet komunikimi mes tyre.
Ana këmbet si bicikletë, Joni i përgjigjet : ajo e ka lehtë nëpër asfalt e unë bregut me gurë.
Dila iu përgjigjet duke ju thënë: se vullneti është në pyetje, kur kjo s’të mungon arrinë çdo gjë.
Te poezia “Grykë me mbetët vaji “ poeti Tahiraj përmes këtyre vargjeve parqet trimat e lirisë si Hasan Prishtina,Idriz Seferi që fëmijët të ushqehen me atdhedashurinë në njërën anë e në anën tjetër paraqet gjendjen rrënqethëse e shumë të vështirë, braktisjen e këtij mjedisi që ju bë e pamundshme jeta në këtë vend nga ndotja e ambientit.
Vashat me kordele
Nuk nisën për shkollë
Krejt paska ndryshuar trualli
Veç blozë mbi blozë
E katrahur , kështu s’ishte kurrë
Në poezinë “Zvogëlohet shtëpia sa një arrë” në vargjet :
Dikush s’ka bukë kallamoqi
Dikush ha veç bukë të bardhë
Shpreh mos barazinë e njerëzve me halle e nevoja të ndryshme.
E më pas në vargjet :
Gjithçka prej së trashit
Këputet hiq pa hanxhar
Poeti thotë: se vetëm me ndjersën e ballit jeta bëhet e lumtur , përndryshe nuk do të gjesh kënaqësi.
Plisi si simbol i traditës dhe i krenarisë kombëtare, këtë e vërejmë në vargjet e poezisë “Gjallica”,ku poeti përkujton rapsodin e këngëve e valleve tona popullore Dervish Shaqen.
Me bacën Shaq e lam borën
E gjetëm dimër
Po atje,atje
Në Bajram Curr
Ngihesha frymë
Që s’kisha dikur
Këtu shifet malli që kishim dikur për shtetin amë që për 50 vite lëvizja ishte e ndaluar , kur sot lëvizim lirshëm Kosovë-Shqipëri.
Edhe te poezia “Kukësi”, në vargjet e saj vërejmë virtyt të lartë njerëzor, mikpritjen e bujarinë që treguan qytetarët e Kukësit në kohën e luftës ndaj vëllezërve kosovar.
Ne këtu nga ju
Përplot dashuri
Atje në Kosovë
Eshtrat digjeshin
Në tymin e zi
Ne jemi NJË
Kosovë e Shqipëri
Poezia “I thashë ,po i thashë” këtu përmendet Valbona ,Tropoja si bukuri të rralla natyrore, me ato bjeshkë të larta shkëmbore, me ata malsorë që i ruanin brez pas brezi këto anë nga çdo armik.
Te poezia “Bandilli me tri gra “.
Tri gra
I kishte bandilli
Që nxehej si dilli
Njëra I thoshte
Shko në treg
Tjetra i fliste
Sjell shegert
Gjithsesi shurup sherbet
Ky si thupre
Ato si rreze dielli
Kur bandilli huq ndonjë punë , gratë i thonin tutkun.
Poeti në këtë përmbledhje poetike nuk e lë pa e përmendur edhe heroin kombëtar Isa Boletinin i cili mori pjesë në ngritjen e flamurit në Vlorë, që kthehej prapë në këto vise për t’I mbrojtur trojet shqiptare.
Vargjet :
Vazhda gjaku mbuluan shkrepat e luginat
Lulet ulën kokat, në shenjë nderimi
Vargje këto kushtuar Reçakut , një ndër masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat qetnike serbe në këto hapësira.
As këto masakra nuk i zbrapsën trimat që të heqin dorë nga rruga e tyre drejtë lirisë.
Poeti vazhdon :
Vdekja e tillë
Atdheun e ngjallë
Poeti me vargjet :
Kur ushtonte bjeshka
E trandej shkambi
Heej, heej prite, prite
Ooo Azem Bejtën, ooohej
Vargje që i kushtohen figurës më të ndritur të këtyre trojeve, udhëheqësit të kaçakëve Azem Galicës.
Tregonte gjyshi duke dredhur mustakun e Joni frynte gjoksin si një ushtar i devotshëm.
Joni në vete betohej
Prej këtij atdheu
Nuk kem ku shkojmë
Fëmijët janë e ardhmja jonë ku poeti hynë në botën e tyre, me atë gjuhën e tyre me plot shije.
Kjo shifet më së miri te poezia “ Mami jam xrue, në borë jam xrue “, me vargjet :
Mami jam xrue
Në borë jam xrue
Thotë Joni
Gjyshi nuk po luan
Me mua
Poezitë “Si t’i shkruaj pulës epitaf “,”Dikush kullotë edhe përrallë”, “Mullirit”,”Vargje gazmore”, ”Dredhza paska gjak”, ”Kësaj vere”, “Shtrije dorën epaqes”,”Shtalbat”,”Tërshëra që ha”, ”Kur leh zagari “poeti Ismet Tahiraj si personazh në vargjet e tija përfshinë: iriqin, miun, lepurin, maçokun, zagarin, macen, pastaj bimët: misrin, tërshërën, thekrën, shtalbat, grurin, pastaj shpezët si: pula, harabeli e bëjnë që vargjet e këtij poeti ta kenë atë pasuri e të shprehurit lirshëm poetik me tematikë të lloj-llojshme e mjaft tërheqës për lexuesin.