TANI ËSHTË KURRKUNDI, PËR TY SOLOMON!
“Kontradikta midis pamundësisë së qenësishme
dhe absolutitetit të saj”
J.W.VON GOETHE
nga koha e pestë
eh, eh…hëmm-hëmm,
gulçonte burri, nëpër dhomën me çati trakalbur nga mola
mëngjezeve të hirta që zgjohen ujshëm,
me taka shiu, të dielat e zbërdhylta pa ajër
kanë njollma të murrme kafeje
nëpër fije dimrash, gruaja zhvesh gjijtë nga frymëthithja:
-sivjet nuk ra shi, as kopshtijet, as lakrat, as rrushtë për raki,
as fasulet nuk u bënë,
zëulët, tejpërtej përmes ecejakjeve
në rrethin e shtatë të ferrit të dhomës
shtruar një qilim i grisur,
se në cepin tjetër,
gruaja shikon këpucët e grisura të Lulit të vocërr
dhe syulur akoma sodit fustanin e vetëm të dalëboje,
kurse fëmijët, grinden për të vetmin kompjuter të vjetër,
-dhe një fustan për vajzën, - mërmërinte duke paluar rrudhat
dhe flokët e thinjura të pabojë
dhe libra për fëmijtë…dhe shkolla
si stërgjyshja Ursulë, 16
(kur ndërtoj Makadonën e saj
me dru të ngarkuar në kurriz),
ajo ndërtoj një fis prej kumbullash
dhe mana të egra për mëndafshin,
se breshkani Titanik, 17
u zhyt në cepin me thupra të koshtit të tharë,
si në një tas dheu të njomë,
por fatet përsëriten
ashtu si vjehrra ime
nuk kishte as pus, por mbushte ujë në krua,
grua e bukur sypërhime
me kostumet e harruara erëmakth,
në sëndukun e vjetër dhe plot foto bardhezi,
se rrënjët…rrënjët, nuk shkulen,
veçse futen thellë brazdave të nxehta të dheut
ku akoma kullojnë,
pjalm kumbullat e fundverës!
nga koha e gjashtë
do bëhemi të pasur,
përplasi duart fëmija i lumtur,
se sivjet fiqtë e zinj po kullojnë përplot degëve,
me gjethen e fiku lakuriqësia e mjerimit
derdh vrerin e saj,
oh, sa shumë para kemi bërë,
-urraaaa, do bëhemi të pasur,
ndoshta dhe deputet si gomari i babatasit
me koshat plot fiq, mepërmes ulëseve të plazhit,
duke soditur simotrat dhe sivëllezërit lakuriqë,
tek rrezoheshin
pa bisht dhe hanin fiq
nga samari i tij,
po, po, fiq të zinj,
të kuq,
të bardhë,
vjeshtorë fiq…,
me shporta,
duke zbritur kodrës
sa ujë ngarkuan reve,
fëmijët të çliruar nga liria e pafudme
e rromkave të moshës
çatinë e qiellit e bënë kupa
të boshatisura akulloresh,
që i flakin largësive
si rrangullina të vjetra,
kujdes, mos rrëzoheni,
kur kërkoni të prekni 1000 mijë vezullimet
e xixëllonjave të fikura,
(në autostradën e reve të bardha të Himalajave,)
kur fëmija shenjon trupin e Omerit
poshtë rrënjëve të dala të ahut,
telkëputur lahuta e Zanave tremilion vitesh,
(shtojua -zot -vallen, - thotë Fishta)
se aq shumë qau fëmija/Omer
sa edhe mustaqet e stër-stërgjyshit
ia dogjën rrufetë e para
të stuhisë së fundstinës,
se vjeshta përmes gishtave të brymës
gushës ia vesh ftonjtë,
kur fiqtë, sërish po pikojnë…
nga koha e shtatë
ca zogj janë nisur në shtegtim,
se kanë mbetur në trafiku e madh
plot pluhur të Tiranës së re,
se poshtë ballkonit tim
çdo ditë kafenë time gjerb.
Ç’mu zbrazën xhepat nga lekët,
se kursi i euros “ngrihet e ulet”pa Viagra,
eh, vërtetë ka rënë dhe dollari,
kanë mbetur në pjerrinën e ballkonit tim
mbi çimento, ca lule të vyshkura të komshijve,
(sa e lumtur jam unë,
kur ai më shkruan ndonjë mesazh dhe krejt marrosem,
duke puthur ekranin e ftohtë,
sikur e përqafoj atë gënjeshtar)
të ikur me kohë në emigracion,
se rrobat e banjos me ca lulka blu,
janë me shije kripe
vetëm një cipë e hollë si fije drite,
ka mbetur e bardhë
në gropën e Venerës,
nga stuhia e luleve të gjelbra,
se aq shumë shishe hodha në det,
“të dua moj femër e marrë”,
aq shumë, saqë kaluan dhe oqeanin,
të thata fare, mbuluar me frymë dhe puthje,
nëpër këmbët e mermerta të (Statute of Liberty),
më, as mos qaj.
A do të përqafemi sërish?
nga koha e tetë
do futem e lëkurtë,
me lulet e zjarrit tek Adami,
nëpër shtrojat e tua,
dhe ashtu do të mbaj në duar,
se pesha e ajrit me syze dielli,
po luan në qoshen këtu poshtë,
kur fytyrat tona të t’kurren n’përqafime epshore,
aq të çuditshme duart tona tek preknin lulezogun,
e papeshë dashuria, pupël...pupël
mbeti e ngrohtë në trafikun e dashurive
të udhëtimeve, ku mbushen dhe zbrazen
oazet e kujtimeve
si çadra rrethore vere
tek-tuk ndonjë ritual Guruje apo gruaje,
që fërkon gjijtë mbi çarçafin e rrudhosur me pak farë sperme,
si e fundme përgjakje nga virgjëria e fundit e detit,
po deti i lakuriqtë kaq shumë ujë derdh,
mbi pusin e errët të femrës time??!
nga koha e nëntë
përballë ballkonit tim,
një shtyllë me njëmijë tela
pa dritë të mjaftë,
dhe ashtu si murg grushton yjet,
e pranë saj një pemë panje,
aq e vockël dhe e brishtë, pak e anuar,
në ullukun e udhës ku frymojnë gjithfarë makinash,
dhe një banane gjethekalbur,
shën-kurvat dhe kalimtarët që enden drejt kafesë Langue,18
(të papunët mjeranë lëbyrin sytë për shën-lajmet
e kazanëve të qeverisë),
dikush pas perdeve do të soditë fshehurazi
Tiranën mizore të dinosaurëve,
me njëmilion kulla frymëqelbur,
pa kopshtijet e vjetra me nallane ijesh napëbardha,
se të gjitha, manjolat, caracët, trëndafilat,
dhe mullinjtë e kafesë të shtëpijave me plitharë
glasohen nga pëllumbat e verbër,
se fasadat e shëmtuara të kullave,
s’kanë më strehë, se telefoni, interneti,
me km gigabait do të vrapojnë
për të rrethuar njerëzit brenda,
ky spiuni inteligjet nga celularet/aipadet etj.;
se bota ruhet nga rojet qiellore,
inteligjent të Big Bradheri
me çipa zërash tejmëtej dhe teh më teh,
(syri i marrë i Oruellit),
fundja vetëm për një pemë,
ku edhe mizat kishin vrapuar
drejt një pusete kapakëkthyer,
mu në mes të lagjes time,
që vetëm unë e soditja çdo ditë nga lart,
kur shirat e verës përmbytnin
gjethet dhe rrugët e saposhtruara,
kur e vetmja pemë në bulevardin e madh,
e vetmja pemë gërmuqe
një pemë e ndrojtur
zbuluar ka kryqin e një Kishe të harruar,
nga besimtarët e zvetënuar modernë,
se shën-prifti,
shën-hoxha,
shën- kopuku,
shën-shenjtët e shën-dreqrit,
që po e skllavërojnë këtë vend,
dhe po e shtrydhin këtë qafir popull,
shën-ministra, shën-deputetët,
shën-kryemistrat,
si një duzinë qensh rruge,
po thonë se qeni,
i qëndroka besnik vetëm të zotit??!
nga koha e dhjetë
bebja ime ka filluar të belbëzojë,
dhe të ecë këmbadoras,
kur çdo gjë e fut në gojë,
por telefonin lodër nuk e do,
por, vetëm një galaxy 12 X