Anila Toni - Poezi

Anila Toni - Poezi
MOS U SHQETËSO
 
Mos u shqetëso...
Merr frymë thellë...
Nuk më mbeti. asnjë pemë
Qetësohu...në ikje pyjesh...
Më jep vetem një degë.
Mos u shqetëso
Merr frymë thellë...
Kur nesër të zgjohesh
Një pyll e gjelbërt ...
Për ty kam mbjellë
 
DITA QË PO VDES
 
Jam.vetem
Në një pasdite
Ku gjethet e kafta
Bëhen numerimi i të kaftës se shpirtit
Jam vetem
Në endrrat e shëndrruara
Në copa letre, krejt tulipane gri
Në mbarimin e ditës që tash po vdes
Gota e shpirtit është  krejt bosh
Ndersa cigarja e kohës...
Në akullimën e fotografive ...
Shfletoj fytyrat, i përkedhel e i shflletoj
Fytyrat e vetme që kisha e tashmë s' jane me
Një mollë në hapësirat e kopshtit ,bie...
Bie ...bie...
Nga vullneti i krimbit a i Përendisë
Engjelli i vdekjes afrohet...afrohet...
Shtatë herë në cdo ditë të javës troket
Nuk kam me frikë,frikëra    me nuk.kam
Vec një Dudi ruan,ruan...
Në derën gati gjysëm të hapur
Një rrahje qerpikeëh e "Bishes" ...
Në përrallën e përmbysur
E zbutur nga e "Bukura e Dheut"...
Dhe kërkoj vetem një flakë
Jo dritherime qiriri,por flakën e Pishës
Në çarçafin e hirtë...
E thurur nga fijet grinaje të dritës
 
DIKUSH
 
Dikush errësirën e gatoi me blozë
Diellin e mbylli,në një kafaz të ndryshkur
Dhe,nuk dergoi asnje rreze ...
As portokalli
As të verdhë
As rozë
As blu
Dhe endet errësira  në trajtën e blozës
Vagona errnaje të një treni pa kohë...
E rendë errësira...
Ankoheshin vagonat
Por qielli u bë peshore
Dhe se mbajti errësirën, jooo
Shkundi qerpikët e një vajze
Dhe derdhi breshër ...breshër me lotë
Drita u mpak,drita s'u duk ...
Bresheri
Niste    plumba breshëri drejt saj ...
Të shponte errësirën...
Qielli zbrazi yjet
Me zjarr, me zjarr...
Errësira u nxi
Në agoni u bë varr
Është viti i errësirës...
Yjet,
Filluan te ndiznin flake ...flake
Shkriu gjithcka...shkriu...
E qielli qeshi, sa fort qeshi...
Ishte qeshja e tij e parë
Shelgjet lotuan lotin e tharë
Në eŕrësirën e gjatë
Tash...ndaloi errnaja
Krejt e zezë, hi....
Si varr....
 
(Përgatiti për botim Panajot Boli)