Carlo Molinari (tri poezi) (Itali)

Carlo Molinari  (tri poezi) (Itali)
NË ECJE

Të shkosh drejt pafundësisë
me një lot të plagosur,
të prekësh qiellin e kthjellët
me shpirtin në stuhi,
të përshëndesësh mirënjohës aurorën
duke falur çdo dhimbje,
të jesh porte deti
ndaj dikujt që zgjat dorën,
të lësh këtë tokë
si dallëndyshe ndër trëndafila.
 
NJË KLITHMË QERSHISH

Çfarë është Njeriu
para pafundësisë?
Një puthje qielli
në një det vetmie,
një shpresë drite
në horizontin e çdo agimi,
një këngë pranvere
që është premtim i pafundësisë.
Jemi të gjithë dallëndyshe
që fluturojnë
mbi një klithmë qershish.
 
LULËZONIM SË BASHKU

Dielli hesht,
kur vjen mbrëmja.
Edhe ti je e heshtur,
në muzgun e majit.
Sillje me vete
ajrin i prillit dhe kopshtet e trëndafilave,
rrobat e tua ishin dantella vjollcash
në buzë valësh deti.

Më prekje sytë
me një puthje mirësie
fjalët e tua qiellore
si sythat e klorofilit.

Mbartje aroma myshku
me profumet e tua,
fytyra jote ndriçonte
më shumë se yjet
dhe më shumë se hëna e plotë.

Unë, i magjepsur,
kujtoja se ishe një flutur.

Në këmbët e tua
trotuare lulebore,
në kurrizin tënd një kopsht azaleash.

Dielli hesht,
kur vjen mbrëmja.
Edhe ti hesht në muzg të majit.

Tani ra nata
lehin qentë.

Stuhi,
shpirtra të përhumbur.

Kujtoj vetëm
që lulëzonim bashkë.

 
Përktheu: Angela Kosta