FLUKAMA E GRABITJEVE
Grabitjet e bëra kundër meje
vinë pa zhurmë
as nuk e kuptoj si nuk i vrasin idetë
toka t’u groposet nën këmbë,
ma vjedhin edhe mineralin boksit
shëtitën nëpër agjendat e liga të gropimeve
derisa lodhesha të ecja nëpër Kosovë
me duart e boshatisura,
e më lanë pa ngjyrën e kuqe të lajmeve
pa boksit e pa të holla
duke i kontrolluar më së pari të idhtit
deri në jetën time qenqe
a mos rastësisht po lidhem
me donatorët e harlisur në piedestal
e më bie një rreze e fjalësh në ballë.
Ma grabisin dhunshëm
edhe perëndimin e valëve të shpirtit
pa miqtë fallso të panjerëzisë,
në kupë të qiellit
u fluturojnë lubitë prej gëzimit,
tani
kam mbetur një koshere pa asnjë mizë
një copë e përmbytur qielli
i memur nga anatema
në vend të Perëndive!