Sim woo Ki (Përktheu Angela Kosta)

Sim woo Ki (Përktheu Angela Kosta)
ANGELA KOSTA PËRKTHEU VARGJET E POETIT KOREAN SIM WOO KI 
 
Poeti Sim woo Ki ka lindur më 4 korrik 1964 në Hamyeol, Jeollabuk-do në Korenë e Jugut.
Ka përfunduar studimet e doktoraturës në Departamentin e Letërsisë Angleze, si dhe është specializuar në romanet angleze, në Universitetin Gachon në vitin 2013. Debutimi i tij letrar u bë në vitin 2011 me botimin e veprës në revistën "Poezia Letrare". Në vitin 2012, Sim mori çmimin e Fondit Krijues nga Fondacioni Kulturor i Seulit. Në vitin 2013, botoi përmbledhjen e tij të parë të poezive "Trembëdhjetë mënyra për të parë lulet e zeza", e cila më pas u zgjodh si Libër i Shkëlqyer në vitin 2014 në Sejong. 
Veprimtarinë e tij letrare e zgjeroi teksa botoi përmbledhjen me poezi të përkthyer në anglisht "Read My Love You", në vitin 2016. Me kalimin e viteve, Sim ka qenë autor i disa veprave, duke përfshirë përmbledhjen e dytë të poezive të tij, "Sekreti i Mesenxherit", "Shtylla e Akullit të Zjarrit" dhe "Dita e Rënies së Parë të Borës", në të cilën është bashkëautor. 
Poeti Sim Woo Ki, ka kontribuar gjithashtu në disa Akademi, duke dhënë leksione në Universitetin Kyungwon, në Kolegjin Teknik Inha dhe në Universitetin Gachon.
 
NJERIUT TË DËBORËS
 
Pavarësisht se sa i vetmuar je
mos vajto!
Nëse qan shpesh
zemra jote do të vuaj 
e gjithashtu do të përhumbet.
 
Nuk ka rëndësi sa ftohtë është, 
pranë zjarrit mos shko
sepse i gjithë trupi yt
në lot pa tinguj do të kthehet.
 
Kur era fryn dhe stuhi dëbore bie
ji i pari që në kodër ngjitet, 
dhe jashtë portës lindore
me udhëtarin dimëror përshëndetu
i cili me vështirësi ka mbërritur.
 
Është një person
që me plagë ecën
ky është njeriu i dëborës.
 
Edhe nëse duart dhe këmbët tuaja
nga ngrica mpihen
dhe sytë e tu, hunda dhe goja jote kanë ngrirë
rrahjet e forta të zemrës tënde
nuk mund t'i ngadalësosh.
 
Kur era fryn dhe borë bie
sa më ftohtë bën, 
aq më shumë do e ndiesh nxehtësinë.
Kjo është stina jote...
Përktheu: Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistave fizike: MIRIADE, NUANCES ON THE PANORAMIC CANVAS, BRIDGES OF LITERATURE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese