Jitender Singh (poezi shqip/anglisht)

Jitender Singh (poezi shqip/anglisht)
JITENDER SINGH
Dr. Jitender Singh është një udhëheqës shpirtëror indian, autor, poet, aktivist shoqëror, folës ndërkombëtar dhe zë humanitar, i njohur për shkrimet e tij frymëzuese dhe mesazhet e besimit, dhembshurisë, paqes dhe vlerave morale.
Ai është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe dhe njihet gjithashtu si Mbajtës i Rekordit Botëror për kontributet e tij të shquara në letërsi, ndërgjegjësim shoqëror dhe udhëheqje frymëzuese.
Përmes poezisë, mësimeve dhe nismave të tij të shërbimit publik, ai vazhdon të frymëzojë njerëz në komunitete dhe kombe të ndryshme, duke promovuar harmoninë shpirtërore, dinjitetin njerëzor dhe transformimin pozitiv në shoqëri.
 
NËNA - PASQYRË E DASHURISË HYJNORE
 
Nëna s’është veç lidhje plot hire,
Është dhuratë prej qiellit vet,
Burim dashurie e mëshire,
Përqafim i ngrohtë dhe i qetë.
 
Ecën stuhisë pa ankim, në heshtje
Dhe lule hedh në udhën tonë.
Lotët fsheh pas çdo buzëqeshje,
Që fëmijët të qeshin çdo ditë.
 
Bukën e ndan për familjen,
Kur uria shpirtin i djeg.
Ëndrrat i flijon në heshtje,
Veç fëmijët të jenë të qetë.
 
Netëve pa gjumë jastëkut pranë,
Lutje pëshpërit heshtur, pa zë.
Plagët mbyllur, në shpirt i mban,
Fëmijët të ecin veçse përpara.
 
E kur ne humbim udhën e mbarë,
Largojmë nga ajo që njohëm dikur,
Në gjunjë ulet me shpirtin vrarë,
E kërkon mëshirë para fronit të Tij.
 
Urtësia e saj shndrit si fenerë,
Zemrat tona udhëheq në terr.
Na mëson dashuri e mirësi,
Na udhëheq në udhën e drejtë.
 
Edhe kur një nënë lutet heshtur,
Paqja mbush ajrin përreth.
Si shi mbi shkretëtirën e etur,
Mirësia rrjedh kudo mbi dhe.
 
Ata që nënën s’e kanë më,
Mbajnë një heshtje në shpirt thellë.
Në mes të turmave me zhurmë e zë,
Një zbrazëti e fshehtë rri.
 
Kur kujtimet vijnë na gjejnë,
Ndjen lotët jastëku prapë,
Veç pëshpërimë e fjalës “nënë”,
Mund të zgjojë një mijë vjet mall.
 
Nëse nëna është pranë teje,
Nderoje mik sa ta kesh gjallë,
Se në botë thesar më të çmuar,
Si dor’e nënës a do të gjesh vallë?
 
Sepse në hapat e nënës sonë,
Një univers lutjesh jeton,
Pa praninë e saj të butë,
Jeta duket krejt e zbrazët.
 
Prandaj në këtë Ditë të Nënës,
Mos sill për të vetëm lule,
Nëse mundesh, një lutje zemre,
Për atë që të thërret bir’i saj.
 
(Përktheu: Kujtim R. Hajdari)
.........................................................
 
MOTHER - THE REFLECTION OF DIVINE LOVE 
 
A mother is not merely a relation,
She is Heaven’s tender grace.
A living stream of love and mercy,
Wrapped in warmth and endless embrace.
 
She walks through storms without complaining,
Yet lays soft flowers upon our way.
She hides her tears behind a smile,
So her children may laugh each day.
 
She breaks her bread to feed her family,
Though hunger quietly fills her soul.
She sacrifices dreams in silence,
Just to make her children whole.
 
Through sleepless nights beside our pillows,
She whispers prayers no ears can hear.
Carrying every wound in silence,
Holding her children forever near.
 
And when we wander far from goodness,
Losing sight of the path once known,
She bends her knees in faithful prayer,
Calling for mercy before the throne.
 
A mother’s wisdom shines like lanterns,
Guiding hearts through darkest nights.
Teaching truth, compassion, kindness,
Leading souls toward what is right.
 
Where a praying mother is present,
Peace gently fills the air.
Like rain upon a thirsty desert,
Grace begins flowing everywhere.
 
But those whose mothers are now gone
Carry a silence deep inside.
Even within crowded places,
An unseen emptiness still hides.
 
There are nights when memories return,
And pillows quietly know the tears.
For even one whisper of the word “Mother”
Can awaken a thousand years.
 
If your mother is still beside you,
Honor her while you can.
For no treasure in all this world
Can replace a mother’s hand.
 
Because within a mother’s footsteps
Lives in a universe of prayer.
And without her gentle presence,
Life feels hollow everywhere.
 
This Mother’s Day,
Do not offer flowers alone-
If possible, offer a heartfelt prayer
For the one who first called you her own.
 
© Copyright Reserved
H.E. Prof. Amb. Rev. Dr. Jitender Singh
All Rights Reserved.