Bajram Rama - Nga ditari i një guerili
ORGANIZATORI DHE PRIJATARI I AKSIONEVE TË ARMATOSURA KUNDËR FORCAVE POLICORE SERBE
“Nikoliq o more shkja,
edhe n’hypsh në shtat kala,
pushka e Zahirit ka me t’vra!”
Zahir Pajaziti ishte organizatori kryesor dhe prijatari i shumë aksioneve të armatosura kundër forcave çetnike policore serbe në Zonën e Llapit dhe jo vetëm. Zahiri, së bashku me shokë, që nga viti 1992 deri në vitin 1997, të gjitha aksionet i kishte kryer suksesshëm, por vetëm një i kishte shpëtuar plumbit të tij, e ai ishte Sredoje Radoviqi – Cipiripi, sepse fisheku që ishte planifikuar për të nuk shkrepi, prandaj atij zullumqari iu zgjat jeta edhe për dy vjet! Kjo kishte ndodhur në shtatorin e vitit 1994.
Cipiripi ishte njeri ndër policët më zullumqar, ishte kriminel i njohur për keqtrajtime të popullatës shqiptare në rajonin e Llapit dhe të Gallapit. Ndër ato familje që ishin keqtrajtuar nga bëmat e kriminelit Sredoje Radoviq ishte edhe Familja e Qerim Pajazitit, babai të Zahirit.
Cipiripi, në Gallap, pamëshirshëm i kishte keqtrajtuar mizorisht Qerimin dhe Agimin, vëllain e vogël të Zahirit, por ai kriminel nuk ndaloi me kaq, duke vazhduar herë tjetër te varrezat e fshatit Albanik, prapë keqtrajton Qerimin dhe Bajramin, vëllain e madh të Zahirit. Këta dy burra, policia çetnike serbe, të prirë nga Cipiripi i kishin lënë për të vdekur..
Më 27 shtator 1996, në Shtabin e UÇK-së kishin bërë planin që të kryhen dy atentate (sulme të befasishme): një në Besianë dhe tjetri në Runik të Skënderajt.
Një bashkëluftëtarë i Zahirit, i cili atë kohë jetonte ne Gjermani, Bajram Rama nga Gllamniku kishte ardhur në Kosovë, i cili takohen me Zahirin dhe shkojnë ne Ballaban në Oden e Hasan Zenelit, shokë dhe bashkëluftëtar i pandashëm i Zahirit, ku në atë odë, e cila shërbente si Shtab Operativ, u morën shumë vendime të rëndësisë së veçantë. Aty u mor vendimi i prerë qe të vritet Millosh Nikoliçi, një tjetër zullumqar i popullit shqiptarë. Ky vendim u mor më 10 tetor 1996, nga: Zahir Pajaziti, Hasan Zeneli, Bajram Rama dhe Ilir Kunushefci. Kriminelit serb iu vunë në përcjellje për shtatë ditë radhazi, duke pritur momentin e duhur për ta likuiduar këtë kriminel serb, por megjithatë nuk iu dha mundësia, kurse Bajram Rama u angazhua që të kthej në Gjermani për të grumbulluar ca mjete financiare të domosdoshme për aksionet e parashikuara.
Kurse Cipiripin e përcillen thuajse tanë ditën Zahiri me Hasan Zenelin, dhe, për një çast e kishin takuar para Komunës, i cili ishte duke shëtitur me gruan dhe djali qe e vozitke. Hasan Zeneli posa e vërejti, pa hezitim deshi të shtinte ne Cipiripin, por Zahiri e ndaloi duke i thënë: “Hasan mos gabo se qenka me grua dhe familje, ne shqiptarët nuk e kem zakon të vrasim dike në prezencën e gruas. Lere se e gjejmë më vonë”.
Diku rreth orës 17:00, Zahiri përmes Hasanit i thërret disa shokë, ku nga Prishtina vijnë edhe disa anëtarë të Njësitit “Rrufeja” dhe kështu u dakorduan dhe u angazhuar 18 veta, me ç’rast i zunë pritë këtij krimineli nëpër çdo cep e çoshe, por Cipiripi atë natë, me kerrin e policisë kishte shkuar te punkti para hotel Besianës dhe ishte zhdukur. Pas rreth 2 orësh Njësiti u shpërnda, me urdhër të Zahirit, duke kaluar nëpër shtëpitë e tyre, sepse Zahiri kishte kërkuar që atentatin në Cipiripin ta kryente vetë. Në mbrëmje erdhi kushëriri i tij Fadil Pajaziti dhe e informoi se Cipiripi ishte në një kafene afër Shtëpisë së Shëndetit në Besianë. Zahiri, pa hezitim përgatiti automatikun, revolen e futi ne brez dhe aty e gjeti Cipiripin në të cilin shtiu me një karikator, duke e zbrazur të tërin në trupin e tij. Cipiripit në trupin e tij i mbeten 14 plumba nga arma e Zahir Pajazitit. Cipiripi u vra turpshëm dhe qytetarët llapjanë u liruan nga ky kriminel. Ky atentat mori jehonë të madhe në tërë territorin e Kosovës.
Atentati tjetër i Zahirit, bashkë me Ilir Konushevcin është kryer kundër Millosh Nikoliqit nga fshati Surkish, inspektor i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, me 27 tetor 1996. Atentati u krye afër shtëpisë së tij në Surkish, ku mbeten të vrarë: Millosh Nikoliqi, më i njohur si i " biri i Dragqit" dhe Dragan Rakiq nga fshati Katunishtë. Në këtë aksion, bashkë me Zahirin ka qenë edhe Ilir Konushevci, kurse në veturë për në Surkish kanë qenë edhe Selim e Naim Haziri dhe Naim Hyseni.
Aso kohe në mesin e ilegales por duke shpërthyer kënga edhe të popullata dëgjoheshin këto fjalë:
“Nikoliq o more shkja, edhe n’hypsh n’shtat kala, pushka e Zahirit ka me t’vra”.